Gjermania i ka dhënë fund Kupës së Botës në mënyrën më të turpshme, duke u mundur nga Korea me rezultatin 2-0. Ky rezultat, përveçse e ka eliminuar Gjermanin, e ka renditur edhe në vendin e fundit të grupit F.Golat e fitores për Korean, u shënuan vetëm në minutat shtesë, ku në të 94-ën ka shënuar Guon ndërkohë që në të 96-tën ka shënuar Son. Kjo humbje, ka eliminuar me turp Gjermaninë, duke qenë se me një fitore minimale, Gjermania do të kalonte turin. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/
Rezultati LIVE:
Koreja e Jugut-Gjermani 2-0
Shënues: 94’Guon, 96’Son