Viti 1965: Si u ndërtua Superfosfati i Laçit dhe si u popullua qyteti (Video)
Ky është një dokumentar i vitit 1965 i Kinostudios që tregon procesin e ndërtimit të Uzinës së Superfosfatit në Laç.
Në dokumentar tregohet procesi i ndërtimit të oxhakut dhe procesi i transformimit e popullimit të zonës.
Për ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit dhe Acidit Sulfurik në Laç, që do të vihej në funksion pas dy vitesh, do të përdoreshin të burgosurit politikë.
Uzina e Superfosfatit e cila më pas u shndërrua në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik të Laçit përbëhej nga disa objekte uzina e fabrika: 1. Fabrika e Acidit Sulfurik Nr 1, Fabrika e Acidit Sulfurik Nr 3, Uzina e Superfosfatit pluhur Nr 1, Uzina e Superfosfatit Nr 2, Fabrika e Granulimit, Fabrika e Acidit Nitrik, Uzina e shkrirjes së bakrit, Fabrikën e kuarcit , u ndertua per permbushjen dhe plotesimin e kerkesave ne shume sektore jetike te ekonomise së centralizuar të vendit me plehra kimike fosfatike, prodhimin e kimikateve te tjera te rendesishme si acid sulfurik, acid nitrik etj.
Lini një Përgjigje