Advertisements
Telegrafikisht

Nga kosto e lartë e jetesës te papunësia, ja shqetësimet e shqiptarëve, që po përkeqësohen

Papunësia, situata ekonomike dhe kosto e lartë e jetesës janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas rezultateve të Eurobarometrit të pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, rezultatet e të cilit janë publikuar në qershor nga BE.

Të anketuarit janë pyetur se cilat janë shqetësimet kryesore me të cilat përballet vendi dhe një pyetje e veçantë se cilat janë problemet me të cilat ata përballen personalisht.

Lidhur me shqetësimet, me të cilat përballet vendi, 36% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar se çështja kryesore është situata ekonomike, përkundrejt 15% që është përgjigja për të njëjtën pyetje për mesataren e Bashkimit Europian.

Papunësia është shqetësimi i dytë,  që është cilësuar i tillë nga 34% të të anketuarve. Për Bashkimin Europian papunësia përbën problee për 25% të të anketuarve.

Shqetësimi i tretë shëndeti dhe siguria sociale me 22% të të anketuarve (23% mesatarja e BE).

Inflacioni (rritja e çmimeve) është cilësuar si faktor nga 20% e të anketuarve shqiptarë.

Në pyetjet që lidhet direkt me çështjet kryesore me të cilat ata përballen për momentin, 40% janë përgjigjur që shqetësimi më i madh i tyre është rritja e çmimeve/inflacioni dhe kosto e jeteës. Edhe kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29%.

E dyta është shëndeti dhe siguria sociale (21%, kundrejt 18% të BE) dhe e treta situata financiare e familjarëve tuaj, (20%, kundrejt 14% të BE).

Vlerësimi për situatën në përkeqësim

Në Eurobarometrin e këtij viti është rritur përqindja e atyre që mendojnë se situata ekonomike është keq dhe është ulur pesha e atyre që mendojnë se është mirë. 49% e të anketuarve shqiptarë në Eurobarometrin e pranverës 2018 mendonin se situata ekonomike është e mirë, 5 pikë përqindje më pak se në vjeshtë 2017. Në të kundërt, përqindja e atyre që mendojnë se situata është keq është rritur me 5 pikë përqindje në 51%.

Për situatën personale, 57% kanë deklaruar që është e mirë dhe 39% që është keq.

Megjithatë pritshëmrite mbeten pozitive, pasi mesatarisht mbi 50% e të anketuarve mendojnë se situata e tyre dhe ajo ekonomike do të jetë më e mirë.

Interesante është që kur pyeten për besimin te institucionet, shqiptarët kanë më shumë besim tek Bashkimi Europian (69%), sesa tek qeveria vendase (47%) dhe Parlamenti vendas (54%).

Shqiptarët perceptojnë se Bashkimi Europian për ta do të sjellë prosperitet ekonomik (58%), liri për të udhëtuar dhe punuar kudo në BE ( %) dhe mbrojtje sociale (49%)./Monitor


Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: