Advertisements
Telegrafikisht

Statistika dhe kuriozitete. Njihuni me kundërshtarin e Laçit

anorthosiss

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Europës, ku goglat vendosën që Laçi të përballet me qipriotit e Anorthosis Famagustës. Kundërshtarët e Laçit, e kanë mbyllur kampionatin në vendin e tretë këtë sezon dhe në fakt, nuk është një kundërshtar fort i mirë për kurbinasit, duke qenë se qipriotët kanë bërë histori në Europë.

Në Divizionin e parë, Anorthosis njeh 13 tituj kampion, 10 Kupa të Qipros dhe 7 Superkupa, duke qenë një ndër klubet me më shumë histori në Qipro. Skuadra drejtohet nga trajneri Kristakis Kasianos dhe ndeshjet i luan në stadiumin Antonis Papadopoulos me një kapacitet prej 10 mijë vendesh.

Sa i përket futbollistëve, Anorthosis duket se ka pasur një marrëdhënie të mirë me lojtarët nga Shqipëria, pasi portën e tyre e ka mbrojtur ish-portieri i Kombëtares, Arjan Beqaj. Së fundmi, pjesë e tyre ka qenë edhe portieri aktual i Skënderbeut, Aldo Teqja.

Prezencën e parë historike në Europë, Anorthosis e ka në sezonin 2008-09’, kur arriti deri në grupet e Ligës së Kampionëve dhe me pak fat, mund të kalonte në fazën tjetër. Në grup kishte Interin, Verder Bremenin dhe Panathinaikosin, të cilën e mundte me shifrat 3-1.

Anorthosis luan prej disa sezonesh në kualifikueset e Kupave të Europës, edhe pse pas vitit 2009, nuk është se ka bërë ndonjë arritje të madhe.

/Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: