Gjermania është mundur në ndeshjen e parë të Kupës së Botës nga Meksika me rezultatin e ngushtë 0-1, duke e nisur kështu botërorin në mënyrën më të keqe të mundshme.
Përveç rezultatit, Gjermani ka zhvilluar edhe një lojë tepër zhgënjyese, duke rrezikuar shumë pak herë portën e Meksikës dhe në ato raste, portieri Oçoa ka arritur të jetë i gatshëm.
Nga ana tjetër, Meksika ka pasur disa raste flagrante për të shënuar edhe gola të tjerë, por ka munguar saktësia para portës, megjithatë, meksikanët kanë arritur të mbajnë në fuqi rezultatin 0-1, duke e nisur mjaft mirë këtë aventurë
Edhe pjesa e parë është mbyllur me dominimin e meksikanëve, të cilët arritën të kalonin edhe në avantazh falë një super goli të Lozano, ndërkohë që kanë humbur edhe disa raste atë tjera shënimi. Nga ana tjetër, Gjermania është munduar të bëjë diçka me krosime, por që portieri Oçoa ka qenë i gatshëm në çdo moment.
Rezultati:
Gjermani-Meksikë 0-1
36′ Lozano