Advertisements
Telegrafikisht

Zbulime të rralla në Zgerdhesh të Krujës, aty ku ishte qyteti ilir i Albanopolit

zbulime-730x440

Prej afro një muaj një grup arkeologesh shqiptarë e gjermanë kanë bërë kërkime e gërmime edhe në kalanë  e Albanopolisit e cila gjendet në  Zgërdhesh të Krujes. Në pikën më veriore të Qarkut të Durrësit. Gërmimet janë bërë mbrenda kesaj kalaje dhe janë zbuluar disa varre që i përkasin periudhës romake të vonë.

Në këtë kala kishte më shume se 30 vite që nuk ishte germuar, dhe gjatë këtyre kërkimeve arkeologët e një ekipi të përbashkët shqiptaro-gjerman të kryesuar nga arkeologia Dr. Elvana Metalla nga instituti arkeologjik Tirane si dhe nga  Dr.Thomas Maurer nga univerersiteti Geothe i  Frankfurtit.

Këtu arkeologët kanë shpeguar se po kryhen gërmime arkeologjike që janë një bashkëpunim i frytshëm mes Institutit Arkeologjik të Tiranës dhe Institutit Goethe të Frankfurtit. Fillimisht gërmimet kanë nisur në zonën brenda mureve të kalasë së Zgërdheshit në të cilen janë zbuluar  disa varre me tulla si dhe dy varre te strukturuara me djegie, që i përkasin periudhës së vonë romane. Në to është gjendur edhe një inventar objektesh arkeologjike me interes. Arkeologët kanë thënë se do të gërmojnë  edhe në muret antike te kalasë  ilirike, ndërkohë që edhe jashtë kalasë ata prisnin që të gjenin gjëra me vlerë të periudhave të ndryshme.

Zbulimet sipas arkeologut gjerman janë përqëndruar fillimisht në zonën e nekropolit dhe më pas në drejtim të mureve të kalasë janë kryer disa investigime duke arritur që të vendosen në planet e ardhëshme të gjitha stukturat e mureve me gurë pellazgjikë, sondime që bënë që të arrihen përfundime shkencore për të gjitha strukturat e mureve të kalasë së Zgerdheshit.

Po me interes janë paraqitur edhe kërkimet në pjesën e jashtëme të kalasë. Sipas ekipit këtu është zbuluar pjesë e një rotonde prej guri dhe për përcaktimin e saktë të ketij monumenti ende nuk është dalë me konkluzione përfundimtare.

Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV P.K.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: