Mezani tregon arsyet e largimit: Suksese Laçit, ju jam gjithmonë mirënjohës!
Pas vendimit për t’u larguar nga Laçi, trajneri Gentian Mezani ka postuar një status në faqen e tij në facebook, ku bën të ditura arsyet e largimit dhe njëkohësisht shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e ndihmuan të punonte në Laç, duke nisur nga presidenti Laska.
Ja çfarë shkruan trajneri Mezani në facebook:
Aventurës time te Laçi i erdhi fundi. Për arsye personale po largohem nga skuadra, që më dha mundësinë dhe kënaqësinë e drejtimit në elitë. Dua të falënderoj presidentin Pashk Laska, i cili më dha mundësinë të trajnoj Laçin dhe për korrektësinë në çdo aspekt. Falënderoj edhe tifzerinë e mrekullueshme kurbinase, që ka qëndruar gjithmonë pranë ekipit dhe më ka respektuar në mënyrë të veçantë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Një falënderim i veçantë për stafin teknik, për përkushtimin e treguar në çdo seancë stërvitore. Në fund dua të falënderoj futbollistët, ata që bënë të mundur përjetimin e një eksperience të jashtëzakonshme jo vetëm nga pikëpamja teknike, por dhe ajo njerëzore. I uroj Laçit suksese në Europa League dhe në kampionatin e ardhshëm! Faleminderit dhe do t’ju jem gjithmonë mirënjohës! Para Laçi!
Lini një Përgjigje