Mbyllet Kamza-Laçi me fitoren e kurbinasve, 1-2. Një ndeshje dramatike, ku Kamza arriti të barazonte 5 minuta para fundit, por Xhixha i ka dhënë fitoren skuadrës së Mezanit 1 minutë para fundit të kohës së rregullt. Rexhinaldo realizoi golin e parë në minutën e parë.
Kamza kompromenton pozitat e qëndrimit në elitë dhe duhet të fitojë patjetër në ndeshjen e fundit me Partizanin, ndërsa Laçi ka shanse të mëdha për vendin e katërt, pasi javën e fundit pret Teutën, që e ka siguruar qëndrimin në Superiore.
Minutë pas minute
Mbyllet ndeshja , 1-2
93′ – Largohet Uzuni, në fushë Kallaku.
89′ – GOOOL. E pabeseshme. Shënon sërish Laçi me Xhixhën. 1-2. Lojtari i sapo futur në lojë e çon topin në rrjetë, aps krisimit nga e majta të Lushkjas.
85′ – GOOOL. Barazon Kamza me ermir Rezin. lLjtari përfiton nga përgjumja e mbrojtjes kurbinase, futet në zonë dhe 1-1.
79′ – Mumajesi avancon nga e majta dhe kroson në zonë, devijon Fangaj dhe te Kamza kërkojnë penallti, por Hamiti vazhdon lojën.
76′ – Mehmeti kthen topin pas për Malajn, i cili gjuan me të majtën, por topi përplaset në fytyrën e Qaqit.
71′ – Dëmtohet edhe Frashëri te Kamza. Futet në fushë Mumajesi. Vështirësohet gjithçka për ekipin e trajnerit Ahmataj.
70′ – Karton i verdhë për Çukoviç, pas një faulli ndaj portierit Selmani.
68′ – Rexhinaldo gabon totalisht një pasim në zonën e Kamzës. Kupton gjithçka Arrabal dhe alrgon rrezikun.
67′ – Fukui nuk arrin ta vazhdojë lojën, pas një dëmtimi dhe vendin e tij e merr vlonjati taulant Kuqi.
64′ – Lushkja pason në të majtë për Uzunin, i cili shmang Frashërin dhe më pas nuk arrin të futet në zonë, pasi ndërhyn mbrojtja dhe ka goditje këndi për Laçin.
61′ – Goditje këndi për Kamzën, Fili kroson drejt zonës, por spastron mbrojtja e Laçit
59′ – Lëviz edhe Mezani nga stoli. Fut në fushë Lulajn, i cili merr vendin e Shtubinës.
55′ – Fili ka një mundësi të mirë në zonë, por nuk arrin të devijojë saktë drejt portës së Selmanit.
54′ – Ndërrimi i parë nga trajneri Ahmataj. Ermir Rezi futet në fushë, duke zënë vendin e Ymerajt. Shtohen forcat sulmuese.
50′ – Karton i verdhë për Zguron, rrezikon shumë pogradecari.
47′ – Zefi ndërhyn ndaj Uzunit dhe ka faull. Mesfushori i Kamzës ia hedh vetëm me një këshillim.
46′ – Nis pjesa e dytë, pa ndërrime.
45′ – Frashëri futet në zonë nga krahu i djathtë dhe tenton ta kthejë drejt qendrës, por largon mbrojtja e Laçit. Niset Shtubina në kundërsulm, por pa rezultat edhe ai.
44′ – Akordohet një minutë shtesë.
42′ – Dëmtohet Nika pas një ndërhyrjeje nga prapa, por më pas ngrihet dhe vazhdon lojën. Kërkohet karton për Filin nga kurbinasit.
39′ – Vazhdojnë përpjekjet e Kazmës për të barazuar. Malaj kroson në zonë nga e majta, del Selmani me shpejtësi dhe kontrollin topin.
30′ – Laçi i afrohet golit të dytë, por Uzuni nuk arrin të përfitojë. E përgjumur mbrojtja e Kamzës. Kurbinasit e administrojnë mirë lojën,
26′ – Kamza pretendon për një prekje me dorë të topit, por Jonuzi e merr topin me gjoks.
23′ – Frashëri ndërhyn ndaj Uzunit, beratasi mbetet i shtrirë në tokë. Loja është shumë e ashpër.
20′ – Kamza ushtron presion, por pa mundur ta godasë portën. Trajneri Ahmataj ngre tre lojtarë në nxemje.
17′ – Fangaj largon topin, pas një krosi të Fukuit në zonë.
15′ – Karton i verdhë për Regi Lushkjan, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Filit. Goditje dënimi për Kamzën në afërsi të zonës. Gjuan Zguro, por pa rrezik për Selmanin.
13′ – Lojë e ashpër. Shtubina ndërhyn ashpër ndaj Filit dhe kërkohet karton i verdhë për shkodranin nga kamzalinjtë, por Hamiti e fal.
8′ – Gjakra të ndezura në fushë. Nika dhe Zguro acarohen dhe gjyqtari Hamiti i këshillon për herë të fundit, pasi edhe më parë ka pasur shkëndija mes tyre.
5′ – Tenton braziliani Arrabal me një gjuajtje, por pa rezultat.
1′ – GOOOOL. Pa u mbushur ende një minutë, shënon Laçi me Rexhinaldon. Laçi në avantazh, 0-1. Sulmuesi gjuan me të djathtën në hyrje të zonës dhe topi, pasi përplaset në tokë, shkon në rrjetë, në të djathtë të portierit Avdyli.
1′ Nis ndeshja. Laçi shkelmon topin e parë.
Kamza-Laçi 1-2
Kamza: Avdyli, Frashëri (Mumajesi 71′), Çukoviç, Arrabal, Zguro, Zefi, Malaj, Ymeraj (Rezi 54′), Mehmeti, Fukui (Kuqi 67′), Fili. Trajner: J.Ahmataj.
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Shtubina (Lulaj 59′), Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: G.Mezani.
Gjyqtarë: E.Hamiti
KV: Zguro 50′ , Çukoviç 70′ / Lushkja 15′