Advertisements
Telegrafikisht

Laçi bën detyrën, tri pikë ndaj Lushnjës për të ndjekur Europën

22046034_10156488412298475_61416590802505608_n

Një fitore me vlerë për Laçin, që nuk ka vuajtur shumë ndaj Lushnjës sot, duke marrë tre pikë të çmuara në garën për vendin e katërt në Superiore.

Kundër Lushnjës fitorja ishte detyrim dhe ajo erdhi, pa shumë lodhje. Vetëm 37 minuta zgjati rezistenca lushnjare dhe Shtubina zhbllokoi rezultatin, ndërsa rreziqet në portën e Laçit ishin të papërfillshme.

Në pjesën e dytë Laçi mbylli gjithçka në minutat  76 e 78 me të zakonshmin Rexhinaldo, ndërsa Lusnja shënoi golin e nderit me Monen në minutën e 82-të.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Mbyllet ndeshja me fitoren e vendasve 3-1.

83’ GOOOL Lushnja, shënon Mone. Goditje e befasishme e futbollistit lushnjar që shkurton diferencën.

79’ Tjetër rast për Laçin, me Uzunin që hyn në zonë dhe gjuan me forcë, por sfera ndalet nga shtylla.

78’ GOOOL Laçi, shënon Rexhinaldo. Kundërsulmon përsëri me shumë sukses ekipi kurbinas, me sulmuesin që realizon përsëri në portën lushnjare.

76’ GOOOL Laçi, shënon Rexhinaldo. Sulmuesi dërgon topin në rrjetë pas një aksioni të Uzunit në krahun e djathtë.

70’ Shtubina kalon dy kundërshtarë dhe del para Bejtjes, por në momentin e fundit, ndërhyrja e një mrojtësi të Lushnjës i heq mundësinë të gjejë rrjetën.

49’ Uzuni shënon edhe golin e dytë por vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje, duke i ndalur festën sulmuesit.

46’ Lushnja ndryshon në fillimin e pjesës së dytë me aktivizimin e Haxhiut në vend të Gavës.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me fitoren 1-0 të Laçit. 

38’ GOOOL Laçi, shënon Shtubina. Shtubina merr një pasim të bukur nga Bushi dhe dërgon sferën në rrjetë me nëj gjuajtje të fortë.

31’ Vazhdon Lushnja të krijojë rastet më të mira, këtë herë me Papën që gjuan drejt portës, pa gjetur kuadratin.

25’ Bushi gjuan nga distanca, Bejtja grushton duke çuar topin në goditje nga këndi.

22’ Branica vë në provë reflekset e Selmanit, i cili pret në pozicion pas goditjes së futbollistit lushnjar.

1’ Fillon ndeshja në Laç, ku luhet pa tifozë.

LAÇI-LUSHNJA 3-1
38′ Shtubina, 76′, 78′ Rexhinaldo / 83′ Mone

Laçi: Selmani, Sefgjin, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Shtubina (81′ Zogaj), Uzuni, Bushi (54′ Prodani), Rexhinaldo

Trajner: G. Mezani

Lushnja: Bejtja, Magani, Mone, Marku, Koreshi, Taullau, Gava (46′ Haxhiu), Papa, Branica (86′ Cela), Alushi, Sefa

Trajner: I. Gjyla

KV: Rexhinaldo / Magani, Marku, Taullau

Gjyqtar: Orlando Kuka

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: