Advertisements
Telegrafikisht

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona…Keni mendje, por nuk e vrisni…

edison-ypi

Nga Edison Ypi

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona. Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni. Keni biznese, por nuk paguani taksa. Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni. Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë. Keni fantazi, por e përdorni për dallavere.

Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni. Keni njerëz të ndershëm, por pak. Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur. Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë. Keni fëmijë, por nuk i edukoni. Keni të hani, por nuk ngopeni. Keni ashensor, por e shkatërroni. Keni besë, por nuk e mbani. Keni shpirt, por të ftohtë. Keni lot, por të ftohtë. Keni ilaçe, por s’u bëjnë efekt.

Keni fat, por nuk dini ta përdorni. Keni Histori, por nuk e njihni. Keni gjeografi, por nuk e shetisni. Keni kisha dhe xhamia, por nuk i frekuentoni. Keni zemër, por thjesht pompë. Keni mendje, por nuk e vrisni. Keni kohë, por e pushkatoni nëpër kafenera.

Keni semafora, por nuk dini nga t’ia mbani. Keni korent, por e vidhni. Keni gjuhë, por vetëm për të llapur. Keni qef të martoheni, por pendoheni. Keni shami, por qurrat nuk i fshini. Keni shkolla, por nuk mësoni. Keni sapun, por nuk laheni. Keni shëndet, por jeni të ngathët. Keni sëmundje, por nuk doni t’i shëroni. Keni ligje, por nuk i zbatoni. Keni punë, por përtoni t’i bëni. Keni qiell, por nuk e shihni.

Keni krahë, por nuk fluturoni.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: