Advertisements
Telegrafikisht

Flamurtari dhe Laçi ndajnë nga një pikë, vlonjatët protesta për një penallti

fundi.jpg

Është mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja mes Flamurtarit dhe Laçit e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Megjithëse rezultati ishte 0-0, nuk kanë munguar aksionet dhe sulmet e rrezikshme nga të dyja skuadrat, me Flamurtarin që e ka kërkuar më shumë fitoren, duke pretenduar edhe 2 herë për penallti.

Me këtë barazim, Flamurtari mbetet në vendin e 6 me 45 pikë, dy më pak se Laçi i vendit të pestë. Lufta për një vend në Europë vazhdon të mbetet e ashpër pasi diferenca e pikëve mes skuadrave është mjaft e ngushtë.

Minutë pas minute

90’+4′ Mbyllet takimi në “Elbasan Arena”. Flamurtari-Laçi 0-0

90’+3′ Zogaj i vetëm përballë portierit Nurkoviç ka gabuar, me topin që e ka kontrolluar portieri ën dy kohë. Rasti më i mirë për kurbinasit për të gjetur golin e avantazhit dhe ndoshta të fitores.

90′- Akordohen 4 minuta shtesë

90′- Lushkja “vallëzon” në zonën vlonjate por ën fund krosimi i tij është i gabuar.

89′- Mezani kryen zëvendësimin e tretë dhe të fundit. Largohet Bushi, në lojë Zogaj

84′- Qaqi shkakton një goditje dënimi dhe ndëshkohet me karton të verdhë

80′- Vlonjatët pretendojnë për një tjetër penallti, pasi Gjoni preku topin me dorë, ndërkohë që gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë Bushiçin për protesta.

78′- Ndërhyrje e gabuar në mesfushë nga ana e  Sidibes i cili ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari.

77′- Bushiç kthen në zonë një top për Veliun i cili godet por gjuajtja e tij largohet në goditje nga këndi. Musta kroson në zonë por largohet topi pa problem.

73′- Lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Asnjëra nuk do që të rrezikojë, duke luajtur më shumë me krosime.

70′- Gentian Mezani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet nga loja Rexhinaldo i dëmtuar dhe në lojë futet Xhixha.

62′- Zëvendësim te Laçi. Largohet nga loja Ansi Nika për t’i lënë vendin Bruno Lulajt.

61′- Zëvendësim te Flamurtari. Largohet Zhufo dhe vendin e tij e zë Nedeljkoviç

60′- Kamara  humbet një rast mjaft të mirë. Në pozicion të prirët e dërgon topin jashtë.

54′- Shtubina merr një aksion nga e  majta por Bicaj ndërhyn në mënyrë të gabuar. Ka goditje dënimi për Laçin. Lushkja kroson në zonë, por topi largohet pa problem.

52′- Bushiç fut një top në zonë, por ndalohet nga Sefgjini. Vlonjatët pretendojnë për një prekje të topit me dorë.

50′- Fjoart Jonuzi godet nga distanca por topi kalon mbi traun e portës.

49′- Goditje dënimi për Flamurtarin pranë zonës. Fjoart Jonuzi ndërhyn në mënyrë të gabuar.

46′- Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0

45′ – Gol i anuluar për kurbinasit. Gjuajtje e fortë drejt portës, grushton Nurkoviç dhe topi mbetet në zonë, ndërhyn Fangaj dhe pason drejt qendrës, Shtubina shënon, por Fangaj ka ardhur nga një pozicion jashtë loje dhe goli anulohet. Ka protesta nga kurbinasit dhe Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë.

44′ – Aksion i Laçit në krahun e majtë. Kros në zonën e Flamurtarit, ku Fangaj gjuan me kokë, por lehtë dhe kontrollon gjithçka Nurkoviç.

40′ – Goditje dënimi për kurbinasit në pozicion ballor, larg portës. Tentohet një skemë, por Kamara largon topin në korne.

34′ – Kombinime të bukura të lojtarëve të Flamurtarit jashtë zonës së Laçit, por Zhufo, në të djathtë, gabon në krosimin e topit.

30′ – Ndërhyrje vendimtare e Qaqit ndaj Muarem në zonë, pas një kombinimi të bukur të këtij të fundit me kapitenin Bushiç.

26′  – Zhufo tenton një top pas shpine në zonën e Laçit për Muarem, por ndërhyn mbrojtja kurbinase.

23′ – Ndalet loja, pasi dëmtohet Regi Lushkja te Laçi nga një përplasje me Sidibe. Futet në fushë stafi mjekësor.

15′ – Kamara depërton në të majtë dhe futet në zonë, pritet pasimi i tij në qendër, por afrikani gjuan direkt në portë, reagon shumë bukur Selmani.

12′ – Flamurtari pretendon për penallti,  por Koçi vazhdon lojën. Muarem mbahet në zonë nga Qaqi dhe rrëzohet, por nuk ka 11-metërsh për vlonjatët.

9′ – Musta ndërhyn ashpër në të majtë dhe shkakton faull ndaj Nikës. Sefgjini gjuan direkt në portë, Nurkoviç largon në korne.

2-6′ – Lojë e fortë në mesfushë nga të dyja skuadrat. Ende asnjë sinjal drejt portave respektive.

1′ – Nis ndeshja. Laçi shkelmon topin e parë.

 

Flamurtari-Laçi 0-0

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Useini, Sidibe, Muarem, Zhufo (60’Nedejlkoviç), Kamara, Bushiç. Trajner: P.Bifsha.

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Nika (62’Lulaj), Bushi (87′ Zogaj), Shtubina, Rexhinaldo (69’Xhixha). Trajner: G.Mezani.

Gjyqtar: A.Koçi

KV: Lushkja 45′

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: