Advertisements
Telegrafikisht

Laçi përmbys Skënderbeun dhe rikthehet te fitorja

 

Laci3-665x470.jpg

Laçi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 32-të të Superiores, teksa kurbinasit kanë mundur Skënderbeun me rezultatin 3-2. Ky rezultat mund të quhet surprizues, pasi përtej formës së ekipeve në këtë sezon, Soue i ka dhuruar avantazhin e dy golave korçarëve, që nuk arritën ta mbanin deri në fundin e këtij takimi.

Trajneri Mezani, në mungesë të kapitenit Sefgjini të skualifikuar, vendosi Shtubinën në krahun e majtë të mbrojtjes. Pjesa tjetër nuk ka ndryshuar. Te Skënderbeu luanin titullarë Abazi dhe Dita, i pari në të majtë të mbrojtjes, ku zëvendësonte Micin e skualifikuar, kurse i dyti zëvendësonte Osmanin e dëmtuar.

Pjesa e parë ka dhuruar tre gola, ndërsa Skënderbeu kryeson me shifrat 1-2 në transfertën e Laçit. Soue ka realizuar dy golat e vetme të këtyre 45 minutave të para për korçarët, duke shfrytëzuar pasimet e Lilaj dhe Ditës. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, do të ishte futbollisti i dërguar në huazim nga Skënderbeu, Bruno Lulaj që do të shkurtonte shifrat në 1-2 për të rihapur takimin.

Me nisjen e pjesës së dytë, Rexhinaldo ka barazuar takimin me një goditje me kokë, ndërsa vetëm 10 minuta më pas, sulmuesi do të realizonte përmbysjen e çmendur për ekipin e Laçit. Në fund, nuk ka shumë histori për të diskutuar. Kurbinasit kanë marrë një fitore të rëndësishme që afron Europën edhe nëpërmjet kampionatit, ndërsa nga ana tjetër Skënderbeu ia ka komplikuar mision vetvetes në këtë sezon.

90’+3′ Mbyllet takimi. Laçi-Skënderbeu 3-2.

90’+1′ Zëvendësim te Laçi. Zogaj merr vendin e Rexhinaldos.

90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 3 minuta shtesë.

82′ Uzuni është dëmtuar dhe ka dalë nga fusha e lojës nëpërmjet barrelës. Vendin e tij e merr Xhixha.

78′ Xhejms humbet një mundësi të mirë në krahun e majtë, teksa pasimi i tij për Souen është krejtësisht i gabuar.

70′ Zëvendësim te Laçi. Jonuzi merr vendin e Nikaj.

62′ Përmbysje e çmendur në Laç, teksa Rexhinaldo ka gjetur dopietën dhe ka kaluar në avantazh për herë të parë ekipin e Mezanit në këtë takim. Sulmuesi i Laçit nuk e ka të vështirë të shtyjë topin drejt rrjetës i vetëm përballë Teqjas. Laçi-Skënderbeu 3-2.

58′ Shtubina ka kaluar bukur Vangjelin në krahun e majtë dhe ka goditur drejt portës, por Teqja e ka larguar topin me këmbë.

53′ Rexhinaldo ka barazuar rezultatin pasi me një goditje me kokë, ka arritur të mposht Teqjan. Laçi-Skënderbeu 2-2.

49′ Gripshi futet bukur në zonë duke shmangur kundërshtarët, por goditja e tij me të majtën përballë Selmanit, ishte krejtësisht e gabuar.

46′ Nis pjesa e dytë. Zëvendësim i dyfishtë te Skënderbeu, teksa Teqja dhe Gripshi kanë marrë vendet e Shehit dhe Muzakës.

45’+2′ Mbyllet e para. Laçi-Skënderbeu 1-2.

45’+1′ Futbollisti i dërguar në huazim nga ana e Skënderbeut, Bruno Lulaj ka arritur të shënojë golin e parë për Laçin duke e rihapur këtë takim falë një goditje të saktë me kokë. Laçi-Skënderbeu 1-2.

45′ Përfundojnë 45 minutat e para. Ka 1 minutë shtesë.

39′ Soue ka gjetur dopietën brenda 8 minutash, teksa këtë herë shtyn drejt rrjetës dhe portës së boshatisur topin e ardhur edhe me pak fat nga ana e Ditës. Laçi-Skënderbeu 0-2.

37′ Myrto Uzuni ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Muzakës dhe nuk do të mungojë ndaj Flamurtarit.

31′ Soue ka gjetur golin e avantazhit për Skënderbeun, pas pasimit fantastik të Lilaj nga mesfusha. Selmani kërkon të ndalojë sërish Souen, por këtë herë topi ndalet në rrjetë. Laçi-Skënderbeu 0-1.

23′ Këtë herë është Uzuni ai që humbet mundësinë për të gjetur avantazhin, teksa pasi ka përfituar nga gabimi i Radasit, duke i rrëmbyer topin, ka gabuar me konkretizimin në afërsi të zonës.

21′ Uzuni jep një tjetër top të bukur për Rexhinaldon, por gjuajtja e këtij të fundit është ndalur nga ana e Shehit.

16′ Soue ka humbur shansin më të mirë të këtij takimi deri në këto minuta, teksa sulmuesi i Skënderbeut nuk ka gjetur avantazhin në dy raste të pastra. Fillimisht gjuajtja e tij është ndalur nga Selmani, ndërsa më pas goditja e tij është larguar nga Fangaj në vijën fatale.

11′ Rasti i pastër për Skënderbeun për të gjetur avantazhin. Shtubina dhe Gjoni kanë ndërhyrë njëkohsisht për të ndalur gjuajtjen e Soues nga brenda zonës.

8′ Soue krijon një rast të rrezikshëm në sulmin e korçarëve, por Qaqi ka arritur të ndalojë këtë aksion.

5′ Kombinime të bukura mes Uzunit dhe Rexhinaldos në brendësi të zonës, por gjuajtja me kokë e sulmuesit të Laçit ishte e lehtë për t’u kontrolluar nga Shehi.

4′ Mundësia e parë e takimit, teksa Kallaku ka tentuar një goditje të fuqishme nga distanca, por duke gabuar me kordinimin.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit.

Minutë pas minute

Laçi-Skënderbeu 3-2 (Lulaj 45’+1′, Rexhinaldo 53′, 62′ / Soue 31′, 39′)

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Lushkja, Lulaj, Nika (Jonuzi 69′), Kallaku, Uzuni (Xhixha 82′), Rexhinaldo (Zogaj 90’+1′).
Trajner: G.Mezani.

Skënderbeu: Shehi (Teqja 46′), Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Lilaj, Muzaka (Gripshi 46′), Xhejms, Gavazaj, Soue.
Trajner: I.Daja.

Gjyqtar: O.Sokoli.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: