Advertisements
Telegrafikisht

“Bomba” e Dajës pas humbjes ndaj Laçit: Do të rishikoj pozicionin, ndoshta diçka nuk shkon mes meje e lojtarëve

Daja.png

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka lëshuar një mesazh të qartë se mund t’i japë lamtumirën korçarëve. Në “Gol pas Goli”, ai ka shpjeguar se mban përgjegjësi dhe do të rishikojë pozitat e tij në drejtimin e skuadrës.

Për ndeshjen e sotme

“Kemi bërë gjithçka mirë në pjesën e parë, përveç momentit të fundit që pësuam gol. Të dy ndërrimet e detyruara të Shehit dhe të Muzakës, prishën gjithçka në atë pjesë të dytë, sepse e kam thënë dhe e vazhdoj ta theksoj, se lojtarët që janë me perspektivë te Skënderbeu, nuk hyjnë të ingranuar komplet në ekuilibrat e lojës. Marr përgjegjësitë e mia, se nuk ndodh që Skënderbeu nga e para në të dytën të ketë gjithë atë luhatje ekuilibri, se unë jam ai që përgjigjem për disiplinën taktike. Besoj se do të analizojmë me shumë kujdes atë që ka ndodhur sot dhe për të gjetur përgjegjësitë. Mbaj përgjegjësitë dhe do të shoh edhe pozicionim tim. Gjendja që ka klubi dhe dënimi i djeshëm me situatën si në Shkdoër, do të thotë që ky ekip e vuan shumë këtë lloj vendimi para ndeshjes, se janë si fotokopje”.

Për vendimin rreth largimit

“Ky ekip më ka dhënë kënaqësinë, dhe ka bërë gjithë këtë periudhë kaq të mirë në kampionat. Në një situatë tjetër, me dy humbje rresht, do të ishte vendim faktik, dorëheqje e pakundërshtueshme. Por kjo bie ndesh me pjesën ku është klubi. Bashkë me ekipin, bashkë me elementët me eksperiencë, do të mblidhemi për të nxjerrë nëse nuk ka më shenjë motivimi maksimal, nuk ka më ekuilibër në lojë. Sigurisht trajneri ka përgjegjësi, ndaj e them për vetë situatën.

Problemi nuk është i drejtuesve dhe unë nuk jam trajner që kam frikë të shprehem. E përsëris se nuk është gabimi i drejtuesve, por duhet parë në lidhjen mes futbollistëve dhe trajnerit. Lojtarët nuk duhet të ndikohen nga asnjë faktor të jashtëm. Nuk dua të fajësoj skuadrën për këto rezultate, por më duhet të bëj një analizë ndryshe në drejtimin e këtij ekipi. Unë kam pasur kënaqësinë për të qenë në krye të Skënderbeut dhe nëse vazhdohen të tilla probleme të tilla taktike, atëherë gabimi bie mbi mua, prandaj më duhet të rishikoj pozicionin tim”. /vipsport.al/

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: