Advertisements
Telegrafikisht

Presidenti i Laçit kërcënon hapur: Ose unë ose Xhelal Mziu do shkoj në burg…

Screenshot_1-7

Pas deklaratës së kryebashkiakut të Kamzës, ku përpara fillimit të ndeshjes, në një prononcim për “Panorama Sport” parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Vllaznia-Laçi, ka reaguar edhe presideni i Laçit Pashk Laska. Kjo ishte hera e dytë që Mziu parashikonte saktë rezultatin e një ndeshje, pasi më parë kishte parashikuar Teuta-Laçi. Në të dyja herët protagonist ka qenë skuadra e Laçit.

Parashikimet e Mziut kanë ngritur dyshime të mëdha në opinionin sportive. Nga ana tjetër, president i Laçit, Pashk Laska ka reaguar ashpër, ku në një intervistë për “Sport Ekspres” deklaron se do e çojë një gjyq presidentin e Kamzës dhe se shteti duhet të veprojë në lidhje me këtë ngjarje.

“Nëse thuhet diçka e tillë duhet çuar deri në fund, duhen thënë të gjitha. Ose jam unë fajtor, bashkë me Laçin, ose Mziu të mbajë përgjegjësi. Unë e kam paditur në gjykatë Mziun. Pse nuk shkon ky zotëria të japë prova në Prokurori? Herën e parë në ndeshjen ndaj Teutës nuk ia vura re, ndoshta ishte i ngarkuar emocionalisht, por kësaj here do të thotë që ai e ka personale me ne. Kjo histori më ka stresuar shumë. Prokuroria duhet të interesohet dhe të përfshihet në këtë ngjarje. Fillimisht mendova që ishte shpikje gazetarësh, më pas kuptova se e ka thënë realisht Mziu, i cili mesa duket e ka përdorur si strategji për të venë në vështirësi ekipin tim.

Ky është sporti ynë, ose ta pastrojmë dhe të shkojmë në prokurori e kush ta meritojë burgun, ose secili të flasë në tym dhe të akuzojmë gjithë ditën njëri-tjetrin. Si mund të dalë dikush e të bëjë thirrje publike që të vendosen baste për ndeshjen e Superiores? A ka shtet këtu? Pse nuk e thërret kush këtë person me pushtet që jep deklarata të tilla, për çfarë i jep, çfarë di dhe kush ia ka thënë?”, u shpreh Laska.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: