Reklama
Telegrafikisht

Prill 2018

RRETHIMI I PARË I KRUJES ( korrik-tetor 1450 )

Mbrojtja e Krujës gjatë Rrethimit I (korrik-tetor 1450) Fushata ushtarake e sulltan Muratit II kundër Shqipërisë gjatë vitit 1448 nuk dha përfundimet e dëshiruara prej tij. Ishte e natyrshme që, pas fitores së vitit 1448 kundër ushtrisë së Huniadit, sulltani do të kërkonte shkatërrimin e forcave shqiptare. Në mars të vitit 1449 ai pushtoi qytetin e Artës dhe zotërimet e [ Lexo më shumë...]

0 Comments

MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE TË SHQIPËRISË NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT

Marrëdhëniet e Skënderbeut me vendet e Evropës Juglindore Shtetet e Evropës Juglindore, të prekur nga i njëjti agresor, kishin detyrë të përbashkët përballimin e rrezikut osman. Lufta kundër të njëjtit armik i afroi ato dhe i bëri aleatë të natyrshëm. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhjet ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të tjera të kësaj pjese të [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Mbrojtja e Krujës gjatë Rrethimit II (1466).  Kërkesat e Skënderbeut ndaj shteteve italiane

Mbrojtja e Krujës gjatë Rrethimit II (1466).  Kërkesat e Skënderbeut ndaj shteteve italiane Në gjysmën e parë të viteve 60 kufijtë e Perandorisë Osmane në Gadishullin Ballkanik u zgjeruan. Brenda saj u përfshinë Bosnja Jugore dhe Peloponezi. I ndodhur në kushte të favorshme si asnjëherë tjetër, sulltan Mehmeti II, i mbiquajtur “Pushtuesi” (Fatihu), kërkoi të [ Lexo më shumë...]

0 Comments

SHQIPËRIA NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT . Konflikti me Venedikun (1447-1448)

Konflikti me Venedikun (1447-1448) Republika e Venedikut ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme ekonomike të Ballkanit e më gjerë. Në këtë kuadër një vend të veçantë e rol parësor kishin zotërimet e Republikës së Venedikut në Shqipëri. Rëndësia ekonomike, politike [ Lexo më shumë...]

0 Comments

SHQIPËRIA NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT. Fitoret e para ushtarake (1444-1447) 

Fitoret e para ushtarake (1444-1447)  Vendimet e Kuvendit të Lezhës i dhanë një bazë të gjerë e të fuqishme organizative, juridike e morale forcimit të aftësisë mbrojtëse dhe të gatishmërisë luftarake të vendit. Barrën kryesore për realizimin e saj Kuvendi ia ngarkoi Skënderbeut. Pas mbylljes së Kuvendit Skënderbeu iu përkushtua organizimit të ushtrisë dhe sistemit [ Lexo më shumë...]

0 Comments

E DREJTA DHE SIMBOLET SHTETËRORE NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT (1443 – 1468)

E drejta dhe simbolet shtetërore Shteti shqiptar mbështetej mbi të drejtën feudale, që ishte një e drejtë privilegji, laike e kishtare, e një shoqërie të shtresëzuar e të diferencuar nga ana ekonomike, politike e kulturore. E drejta në Shqipëri ishte një trashëgimi historike që kishte individualitetin e vet kombëtar. Korpusi i legjislacionit të saj nuk ka ardhur i plotë deri [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Rrethimi III i Krujës (1467) . Me 23 prill vritet nga Gjergj Aleksi Ballaban Pasha

Rrethimi III i Krujës (1467).  Në mars të vitit 1467, kur Skënderbeu gjendej në Itali, nëpunësit osmanë kryen regjistrimin e popullsisë e të tokave në një rajon të kufizuar të viseve të shkelura prej tyre për të vendosur në to sistemin feudal ushtarak të timareve. Ky regjistrim dëshmon mirë për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në luftë. Sipas tij, dhjetëra fshatra [ Lexo më shumë...]

0 Comments

ORGANIZIMI SHTETËROR NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT.

Organet drejtuese të Besëlidhjes Shqiptare, që u krijuan me vendimet e Kuvendit të Lezhës, qysh në fillim u ndërthurën me aparatin shtetëror administrativ, ushtarak dhe ekonomik të Kastriotëve dhe me kalimin e viteve u njësuan natyrshëm me të, sepse në krye të tyre ishte i njëjti personazh historik, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Organet drejtuese të Besëlidhjes Shqiptare u [ Lexo më shumë...]

0 Comments

300 tulla me alfabetin më të vjetër shqip në jug të Ukrainës

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes. Në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk  ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në [ Lexo më shumë...]

0 Comments

THEODOR IPPEN, ALBANOLOGU I KONTRIBUTEVE TË VLERËTA, MIK I SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE

Në thellësitë e viteve, Shqipërisë nuk i kanë munguar miq dhe dashamirës të huaj, si politikanë, që kanë dhënë një kontribut të vyer, përkrahje të madhe për çështjen tonë kombëtare, në lëmin e arsimit, për përgatitjen e kuadrove në degë të ndryshme të zhvillimit. Një ndër këto është edhe z. Teodor Ippen, konsulli i përgjithshëm i Austrisë në Shkodër. Teodor [ Lexo më shumë...]

0 Comments