Advertisements
Telegrafikisht

Gjithçka vendoset nga një penallti dhe karton i kuq, Laçi nuk ja del ndaj Vllaznisë.

gajkjl

Vllaznia ia doli të fitojë një sfidë jetikë, në ndeshjen e javës së 31-të në Kategorinë Superiore përballë Laçit. Ekipi i Gjokës fitoi minimalisht 1-0, me një gol të Sukajt me penallti që në minutën e 7-të. Ishte Lika që fitoi 11-metërshin, pasi goditi, por Sefgjinaj kapi topin me dorë në vijën fatale, i cili u ndëshkua direkt edhe me të kuq.

Më pas, në pjesën e parë, një lumë tentativash nga shkodranët, por Selmani dhe shtylla bënë që të mos e pësonin golin e dytë. Laçi provoi edhe në pjesën e dytë me zëvendësimet e trajnerit Mezani, por pa fuqi për të gjetur rrugën e rrjetës.

Pas këtij takimi, Vllaznia merr 3 pikë të arta për mbijetesën, dhe shkon në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Laçi i largohet Europës, të cilën duhet ta shohë më shumë nga Kupa.

sefgjinaj

 

Vllaznia-Laçi 1-0

Gol: Sukaj 7′ pen.

KK: Sefgjinaj 6′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Vllaznia-Laçi 1-0

90′ 4 minuta shtesë.

86’ Gocaj provon me të majtën nga hyrja e zonës, pasi dribloi një kundërshtar, por topi devijohet për në goditje këndi.

85’ Për Ribajn shkon rrezikshëm drejt portës një top, por Selmani del dhe pastron zonën.

79’ Kallaku provon me një gjuajtje nga distanca, por Berisha largon me këmbë.

78’ Zëvendësimi i fundit edhe për Gjokën. Futet Kalaja, del Çinari.

70’ Bardulla zë vendin e Krymit në fushën e blertë. Tek Laçi, del Shtubina dhe në fushë Bushi.

gaja

66’ Shtubina rrëzohet në zonë, pretendon për penallti, por gjyqtari akordon pozicion të parregullt q në nisjen e aksionit. Ka nervozizëm edhe mes Shtubinës, dhe Malotës e Likës.

jonuzi

64’ Tjetër zëvendësim tek radhët e Laçit. Lulaj hidhet në fushë për Jonuzin.

63’ Largohet nga fusha e lojës Xhevahir Sukaj, futet Andi Ribaj.

52’ Mersini ndal topin me dorë në krahun e majtë të mbrojtjes, arbitri Kola e ndëshkon me të verdhë.

48’ Gocaj niset bukur në krahun e djathtë, por pasimi i fundit lë për të dëshiruar.

46’ Mezani e nis me zëvendësim. Largohet Nika, në fushë futet Fangaj.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet e para. Vllaznia-Laçi 1-0

45′ 1 minutë shtesë.

sukaj shtylle

34’ Vllaznia do me patjetër golin e dytë, Sukaj merr një top të artë, gjendet i vetëm brenda zonës, godet dhe kap Selmanin në kundër kohë, por topi përplaset vetëm në shtyllë.

31’ Sukaj shkon drejt portës së Selmanit, gjuan, por është sërish portieri i ri që pret me këmbë

28’ Rast i mirë për Çinarin, por është portieri Selmani që bën heroin, dhe shpëton ekipin nga goli i dytë.

27’ Karton i verdhë për Shtubinën, që kryen dy ndërhyrje të parregullta brenda pak momentesh.

23’ Është Sukaj që tenton nga distanca, për të kopjuar atë gol nga larg të pak javëve më parë, por këtë herë gabon shënjestrën.

19’ Uzuni niset bukur, pason në krahun e djathtë për Nikën, por krosimi i këtij të fundit shkon drejt e në duart e Sherrit.

17’ Tjetër aksion i bukur i Vllaznisë, një harkim për Sukajn me kokë, por Selmani largon rrezikun.

14’ Sukaj provon me të majtën drejt portës, por nuk ka saktësi.

7’ GOOL Sukaj shënon nga pika e bardhë.

5’ Asist i Vucajt për Likën, shkodrani godet traversën, më pas gjuan sërish topin e kthyer, por Sefgjinaj mbi vëijën fatale prek topin me dorë. Karton i kuq.

2’ Rreziku i parë në portën e Laçit, Lika godet nga jashtë zone, por topi mbi portë.

1′ Nis ndeshja në Shkodër.

 

FORMACIONET

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Klajdi Kola

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: