Kompania Gulf Oil ka falimentuar. Ndërsa skandali lidhet me skemën e mashtrimit me tollonat e shitur nga kjo kompani. Janë shitur rreth 5 milion EURO tollona dhe më pas është shpallur falimentimi duke ia punuar kështu hapur të gjithë blerësve shqiptarë të cilët nuk kanë mundur të furnizojnë dot automjetet në pikat e pakicës.
Gulf falimentoi duke krijuar një amulli në pikat e tregtimit të saj pasi kompanitë si Sun Petroleum Albania shpk, e cila bën tregtimin me pakicë të naftës dhe Sun Petroleum Albania Trading, e shumicës, kanë ndërprerë furnizimin e saj. Kjo skemë mashtrimi ka nisur që në vitin 2013.
“Sun Albania Trading” e ka nisur me 6 administratorë biznesnin dhe përfundoi me një të vetëm si Irakli Sevandze duke kryer ndryshime drastike të herëpashershme në strukturën e saj.
Ndërkohë të gjitha procedurat noteriale dhe nënshkrimet të 6 administratorët i kanë kryer pranë noterit Julian Zhelegu,i njohur mdryshe si noteri i Vip-ave, i cili sipas ligjit nuk duhet të ushtronte këtë funksion pasi ishte arrestuar në vitin 2002, për shkak të futjes së mallrave kontrabandë.
Megjithatë, ai vijoi të ushtronte aktivitetin e tij duke gjetur edhe klientë të tillë që ndërtuan kompani fantazmë, derisa në shkurt të këtij viti Zhelegu u arrestua me akuzën se ka kryer aktet noteriale nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, duke kaluar në pronësi të biznesmenit Idlir Karkini “Poligonin e Qitjes së Ushtrisë” në Spille.
Të 6 administratorët kanë kryer ndryshime të vazhdueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit duke ndryshuar të dhënat e tyre sa i përket vetë statusit të tyre por edhe anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, ku vit pas viti anëtarët e këtij këshilli dhe administratorët largohen njëri pas tjetrit deri në dhjetorin e vitit të kaluar kur kompania kaloi me një administrator të vetëm si Irakli Svanidze.
Sakaq, lidhur me këtë skandal është shpallur në kërkim menaxheri kryesor i kompanisë Albano Aliko, si ‘koka’ e mashtrimit me tollona.