Advertisements
Telegrafikisht

Pas duelit të tensionuar në Kupë , Laçi dhe Kukësi ndahen në “paqe” 

Është mbyllur në barazim 0-0, sfida e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore mes Laçit dhe Kukësit. Pas përballjes në Kupë ku triumfuan kurbinasit, skuadrat u ndeshën sërish në takimin që nuk prodhoi gola.

 

10

Një lojë e luftuar dhe me shumë raste shënimi por pa finalizim, kjo edhe për shkak të formës së shkëlqyer të dy portierëve. Laçi ishte më kërkues në pjesën e dytë, teksa e dominoi takimin, duke prodhuar disa raste shënimi.

1

LAÇI-KUKËSI 0-0

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

86′ Përsëri Laçi, minuta spektakolare, por gjuajtja e Qaqit është ndalur nga Frashëri, i cili ka bërë mrekullinë.

85′ Nuk kanë fund emocionet, Gjoni pranë golit por në momentin e fundit është ndalur nga Rustem Hoxha, i cili ka shpëtuar një gol të sigurt.

84′ Mundësi shënimi për Laçin, por Idrizi largon rrezikun me një sparkadë.

83′ Zëvendësim tjetër, Laçi do ta fitojë takimin, hedh në fushë Xhixhën për Nikën.

78′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Dzaria në fushën e lojës Dzaria.

76′ Idrizi provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

72′ Edhe Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Kallaku, vendin e tij e zë Lulaj.

67′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkodra në fushë Joti.

66′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

65′ Vendasit pretendojnë për penallti pas ndërhyrjes së Shkodrës ndaj Uzunit, por Meta ka vendosur vazhdimin e lojës.

62′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kallakut.

52′ Uzuni humbet një mundësi shënimi për vendasit nga brenda zonës.

46′ Frashëri dhe shtylla i kanë mohuar golin Kallakut pas gjuajtjes nga distanca, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë edhe Rexhinaldo ka humbur një rast të pastër në brendësi të zonës.

Frasheri

Mbyllet pjesa e parë Laçi-Kukësi 0-0. 

Pj1

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Minuta tensioni, trajneri Piter Pakult proteston te gjyqtari Kridens Meta.

35′ Minuta mjaft të mira për Laçi që i afrohet golit me Nikën dhe Rexhinaldon, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

27′ Pranë golit të avantazhit Kukësi. Idrizi bën gjithçka mirë, hyn brenda zonës gjuan, por në rastin e parë grushton portieri Selmani, topi shkon prap te Idrizi, i cili me portë të boshatisur e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

23′ Elton Kale ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

19′ Idrizi provon me një goditje nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Selmanit.

7′ Pranë goli Kukësi, pas një depërtimi nga e djathta, Donjet Shkodra fut një top në zonë, por nuk arrin asnjë nga futbollistët e Kukësit ta devijojnë topin.

5′ Kundërpërgjigjet Laçi me Regi Lushkjan, topi prek rrjetën e jashtme.

3′ Kukësi jep sinjalin e parë me Gurin, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi.

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Gjyqtar: Kridens Meta

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: