Advertisements
Telegrafikisht

Laçi në finalen e Kupës, një hap larg kupave te Europës

22046034_10156488412298475_61416590802505608_n.jpg

Laçi është finalisti i Kupës së Shqipërisë për herë të katërt në historinë e klubit. Kurbinasve u ka mjaftuar barazimi 1-1 në fushën e Kukësit për të siguruar pjesëmarrjen në finalen e majit ku do të kërkojnë trofeun dhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.

Barazimi 0-0 në duelin e parë linte gjithçka të hapur ndërsa në fillim u duk se Kukësi ishte në kontroll të plotë të kualifikimit duke dominuar në lojë dhe duke gjetur avantazhin me penalltinë e Gurit.

Por në pjesën e dytë, Laçi ndryshoi lojën e tij duke kërkuar më me ngulm barazimin, për të arritur deri te barazimi i Rexhinaldos në minutat e fundit që u mundësoi kurbinasve një tjetër pjesëmarrje në finalen e turneut.

MINUTË PAS MINUTE

90’+4′ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1 që çon Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

90′ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Hoxha dhe Peposhi pretendojnë për 11-metërsh, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

86′ Kallaku nxjerr skuadrën para me një kundërzbritje të shpejtë dhe futet në zonë. Por në vend që të pasojë për Uzunin, gjuan vetë në portë duke dërguar sferën e duart e Frashërit.

84′ Tension në minutat e fundit të ndeshjes për një faull në mesfushë. Lojtarët nuk kursejnë përplasjet, pro në fund gjithçka mbyllet me kartonët e verdhë të Nikës dhe Imamit.

78′ GOOOL Laçi, shënon Rexhinaldo. Aksion perfekt në krahun e djathtë për kurbinasit, topi harkohet në shtyllën e parë ku Rexhinaldo tregohet i aftë duke devijuar mes dy mbrojtësve për të barazuar shifrat dhe për të kthyer duelin në favor të Laçit që do të kualifikohej me këtë rezultat falë rregullti të golit jashtë fushe.

74′ Idrizi nis një top interesant nga e djathta në shtyllën e dytë për Kale por braziliani nuk arrin sugjerimin e shokut të skuadrës dhe sferat përfundon në fundore.

70′ Dy skuadrat nuk kursejnë ndërhyrjet e rënda duke bërë që shpesh sfida të ndalet nga vërshëllimat e gjyqtarit Hamiti.

65′ Idrizi gjuan fluturimthi me të djathtë në hyrje të zonës, por nuk gjen kuadratin e portës së Selmanit.

61′ Harkim mjaft interesant i Kallakut nga e majta, Rexhinaldo nuk arrin të përfitojë nga dalja e gabuar e Frashërit për të devijuar topin drejt portës.

56′ Shtylla shpëton Kukësin. Rexhinaldo godet me kokë pas një pasimi nga e djathta i Nikës por shtylla pingule shpëton ekipin vendas.

55′ Përgjigjet nga ana tjetër Laçi me një rast të Rexhinaldos i cili gjuan me kokë pas një goditje dënimi, por sfera përfundon jashtë.

54′ Goditje dënimi ballore e cila ekzekutohet me mjeshtëri pas një skeme nga Hoxha, por Selmani devijon me vështirësi duke shpëtuar portën.

50′ Kukësi duket më ngulmues në këto minuta të para në pjesën e dytë. Zderiç shfaqet mirë në krahun e djathtë dhe provon të kthejë një top drejt zonës, por mbrojtja e Laçit largon duke i dhuruar vendasve një goditje nga këndi.

46′ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me fitoren minimale të Kukësit e cila për momentin çon verilindorët në finale.

45’+1′ Kale provon me një goditje nga jashtë zonës, e cila devijohet nga mbrojtja e skuadrës kurbinase.

45′ Jepen 2 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

44′ Loja u ndërpre për disa çasteve për shkak se Guri ishte i shtrirë në zonën kundërshtare pas një përplasje me Qaqin, por sulmuesi kthehet në fushë pas ndihmës së marrë nga stafi mjekësor.

41′ Shkodra ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, Kale me kokë devijon sferën në zonë, por jo aq sa për të shqetësuar Selmanin i cili sheh sferën të përfundojë jashtë.

36′ Një top i larguar keq nga prapavija e Laçit i jep mundësinë Hoxhës që ët gjuajë nga distanca, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të majtë të Selmanit.

35′ Kallaku përfiton nga një top i gjatë nga prapavija për t’u shfaqur në zonë dhe godet fluturimthi me të majtën, por sfera përfundon ën rrjetën e jashtme pa shqetësuar Frashërin.

31′ Edhe pse në avantazh, Pakult duket shumë i nervozuar, duke u folur vazhdimisht lojtarëve të tij që të korrigjojnë pozicionet në fushë dhe duke u kërkuar të mbajnë larg portës kundërshtarët.

29′ Guri provon dy herë radhazi të gjejë hapësira para zonës kundërshtare për të gjuajtur, por tani sa herë prek topin rrethohet menjëherë nga 2 futbollistë të Laçit.

26′ Trajneri Mezani nuk toleron gabimet radhazi të Lulajt, duke e nxjerrë nga fusha e lojës, për të aktivizuar Lushkjan.

24′ Laçi mundohet të reagojë dhe Kallaku provon nga jashtë zonës, por nuk gjen dot katërkëndorin me tentativën e tij nga jashtë zonës.

20′ GOOOL Kukësi, shënon Guri me penallti.

19′ Kundërzbritje e shpejtë e Kukësit, Guri del para Selmanit i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj sulmuesit dhe për Hamitin nuk a dyshime, duke bërë me shenjë nga pika e bardhë. 11-metërsh për ekipin vendas.

18′ Vjen kartoni i parë i verdhë i ndeshjes, e merr Musolli.

13′ Goditje nga këndi për Laçin, sfera arrin te Qaqi i cili gjuan me kokë, por Frashëri pret në pozicion.

12′ Goditje dënimi për Laçin nga e djathta, topi i harkuar në zonë gjen Lulajn në zonë, por mesfushori me kokë kalon sferën mbi traversë.

9′ Guri bën një lëvizje të shpejtë dhe nxjerr Idrizin të vetëm në të djathtë, por harkimi i tij nuk gjen askënd në zonë.

6′ Goditje dënimi ballore për Kukësin. Gjuan Shkodra duke vënë në vështirësi Selmanin i cili bllokon me vështirësi, pastaj Dzaria nuk arrin të kthejë topin drejt rrjetës.

2′ Top i gjatë nga e djathta e sulmit të Laçit drejt zonës, sfera përfundon direkt në duart e Frashërit.

1′ Fillon ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të skuadrës vendase.

Kukësi-Laçi 1-1
20′ Guri / 78′ Rexhinaldo

Kukësi: Frashëri, Imami, Alla, Hoxha, Zderiç, Dzaria, Musolli, Idrizi (82′ A. Peposhi), Shkodra, Kale (77′ Et’hemi) , Guri.
Trajner: P. Pakult

Laçi: Selmani, Shtubina, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Jonuzi, Lulaj (26′ Lushkja), Kallaku (88′ Fangaj), Uzuni, Nika (90’+3′ Xhixha), Rexhinaldo.
Trajner: G. Mezani

KV: Musolli, Kale, Imami / Selmani, Qaqi. Rexhinaldo. Shtubina, Nika. Uzuni

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: