Advertisements
Telegrafikisht

2018, BE 60 vjeç. Shqipëria 40 vjet për t’u bërë anëtare!

Flagge-Albanien-EU-770x457-759x457

Nga Lutfi Dervishi
2018, BE 60 vjeç. Shqipëria 40 vjet për t’u bërë anëtare!
Një student në dhjetor të vitit 1990 që ka dalë në protesta për rrëzimin e regjimit komunist me thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ka shumë të ngjarë që ëndërrën e tij ta shohë të realizuar ditën që do të marr librezën e pensionit.
Nëse një polaku iu deshën 15 vjet për të parë vendin e tij anëtar të BE-së, një bullgari 17 vjet, një kroati 13 vjet dhe një finlandezi vetëm 5 vjet, për shqiptarët tashmë kanë kaluar 28 vjet! Në një rast fatlum duhen së paku edhe 10 vite të tjera. Pra afërsisht 40 vjet. Ndërkohë që BE këtë vit feston 60 vjetorin e krijimit.
A ja ka vlejtur kjo pritje e gjatë?
Në mungesë të një rruge më të mirë- BE mbetet e “vetmja rrugë”.
Durimi nuk është një nga veçoritë më të spikatura tonat. Shqiptarët nuk kanë pritur shumë nga qeveritë. E kanë zgjidhur individualisht “integrimin në familjen europiane”. Qindra mijëra emigrantë përgjatë 3 dekadave tashmë janë qytetarë të vendeve të BE-së! Vetëm për vitin 2016, 67 500 shqiptarë përfituan shtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian.
Çfarë mbetet për të bërë?
Sot është një ditë e rëndësishme, në rrugëtimin e gjatë drejt BE. Komisioni Europian ka rekomanduar sërish (pas tetorit të 2016) hapjen e negociatave/bisedimeve të Shqipërisë me Unionin. Do të jetë Këshilli i Ministrave të BE-së që në qershor do të thotë se kur do të hapen negociatatat!
Çfarë do të thotë: hapje negociatash? Dhe çfarë do të negociohet. Në të vërtetë a ka gjë për të negociuar apo thjesht duhen përveshur mëngët për të bërë detyrat e shtëpisë?!
Momenti hapjes së negociatave është dhe nisja e transformimit total të vendit. Janë 35 kapituj që “negociohen”: lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit, bujqësia, transporti, konkurrenca, mjedisi, pronësia intelektuale, shëndetësia, arsimi, mbrojtja e konsumatorit etj.
Me dy fjalë: vendosje standartesh!
Ligjërimi deritanishëm ka qenë: Do të shkojmë në BE. Ajo që kërkohet dhe ajo që pritet të ndodhë është: ndërtimi BE-së në Shqipëri.
A është ky një mision i mundur? Dhe çfarë duhet bërë për të mos humbur kohë si deri më sot….

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: