Advertisements
Telegrafikisht

Laçi pëson një tjetër disfatë, humb betejen dhe ndaj Luftëtarit

Pas humbjes një javë më parë në shtëpi ndaj Partizanit skuadra e Laçit nuk arriti dot të marrë një rezultat pozitiv as sot në transfertë perballë Luftëtarit.
Luftëtari mori një tre pikësh me shumë vlera përballë Laçit, një ekipi direkt për luftën për një vend në Europë. Gjirokastritët fituan në shtëpi përballë kurbinasve, me rezultatin 2-1. Në pjesën e parë, bluzinjtë ishin totalisht dominues, me sulmuesit që provonin herë pas here, por gjetën golin vetëm në minutën e 44-të me Bregun.

Me fillimin e të dytës, ishte Shkurtaj që dyfishoi me një penallti që e fitoi po vetë. Pak minuta më pas, një goditje e Sefgjinit u devijua nga Liçaj, që për fatin e keq të portierit grek Athanasopulos përfundoi në rrjetë. Deri në fund, Laçi provoi sërish në sulm, për të gjetur golin e dytë dhe të barazimit, por pa sukses. Kështu, ekip i Likës merr një fitore të artë në përmbushjen e objektivave që ka këtë sezon.

 | Luftëtari-Laçi 2-1

Gol: Bregu 44′, Shkurtaj 62′ / Liçaj aut. 66′

 

KOMENTI

90′ 5 minuta shtesë.

83’ Bregu gjithashtu largohet nga loja i dëmtuar, futet Lamçja.

76’ Dëmtim për Rrocën, largohet nga fusha e lojës. Futet Minga.

74’ Shkurtaj shërben mjaft mirë për Rrocën, por goditja e këtij të fundit grushtohet nga Vata.

73’ Abazaj shpërthen në krahun e djathtë, por në momentin e fundit që gjendet pranë goditjes, e lëshon topin nga këmbt më shumë se sa duhet.

68’ Zëvendësimi i parë tek Laçi. Lushkja zë vendin e Lulajt.

66’ Kurbinasit gjejnë golin e parë, që në fakt është një dhuratë e Liccajt, që shënon autogol.

62’ Karton i verdhë për portierin Vata të Laçit, që shkakton një 11-metërsh. Shkurtaj kthen në gol penalltinë që e fitoi po vetë.

59’ Shtubina nis një top për Kallakun, ky i fundit godet, por topi përplaset vetëm për traversë.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Laçi 1-0

44’ GOOOL Bregu shënon pas një topi të bukur nga Abazaj.

24’ Përsëri Abazaj, që lëviz mirë nga krahu i djathtë, por në moment e krosimit në zonë topi shkon mbi traun e portës.

17’ Abazaj godet nga goditja e dënimit, por Vata çon topin në traversë.

15’ Luftëtari gjen golin, por është arbitri ai që anulon golin për pozicion jashtë loje për Shkurtajn.

9’ Uzuni e Rexhinaldo nisen bukur, por sulmuesi nga Mozambiku gabon me goditjen e tij prej jashtë zone.

 

 

FORMACIONET

Luftëtari: Athanasopulos, Xhekson, Rapa, Jakovleviç, Liçaj, Aleksi, Aurelio, Bregu, Rroca, Abazaj, Shkurtaj.

Laçi: Vata, Sefgjini, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Jonuzi, Lulaj, Uzuni, Kallaku, Nika, Rexhinaldo.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: