Advertisements
Telegrafikisht

11 Prilli- Nga Edison Ypi

edison-ypi

Nga Edison Ypi

11 Pridh

A ishte i arsimuar ?
Dridhej e përdridhej të linte përshtypjen se ishte i shkolluar, por i shkalluari i pashkolluar s’mori dot asnjë diplomë.
Po i edukuar, i kulturuar, i ditur, a ishte ?
As minimalisht. Nga frika se mund ta dëshmonin sa i paditur ishte, i vrau një nga një të gjithë ata që ja dinin hilet.
I njohur në botë ?
Aspak. Për tu dukur i njohur paguante me gjakun e shqiptarëve ecejaket nga Amerika Latine dhe Azia të ca zhabulanëve, ca minj bodrumesh, ca hije humbëtirash, ca halabakë të krrupshëm të vjellshëm.
Atdhedashës ?
Ishte atdhevrasësi, atdheshkatërruesi, atdhevarrosësi më i ndyrë që ka njohur bota.
Burrë shteti ?
Miu i shtetit e mbushi vendin me spiuna, burgje, bunkera. Administratën me mjelëse, mbjellëse, korrëse, karrociera.
Trim ?
Dhjetëra vite ndejti fshehur si krimb nën gur.
I Besës ?
I vrau të gjithë shokët.
Ndërtimtar ?
Apartamente si furriqe. Asnjë rrugë. Nxiu dhe varrosi nën diga më tepër jetë njerëzish se metra kub beton për të realizuar të ashtuquajturin “elektrifikim” me dy llampa për çdo shtëpi. Energjinë e digave të vdekjes e shpenzoi më së shumti në hekurishten më të madhe të planetit, në kombinatin “çeliku i kurvit”, për funksionimin e të cilit, qymyrin e mori nga Polonia dhe mineralin e hekurit që ndodhet me miliarda ton në Prrenjas, e merrte në fund të botës në Brazil.
E zhvilloi bujqësinë ?
Bujqësia ishte “çështje të të gjithë popullit”, por populli hante “çështjen”, ndërsa bujqësinë e hanin gjermanët dhe holandezët të cilëve bqiri vrasës u shiste me çmime qesharake fruta dhe perime shqiptare që ta kishin barkun plot në prag të shpërthimit të revolucionit proletar botëror.
Arsimdashës ?
Ngriti shkolla dhe universitete për të arsimuar budallenj për të cilët Shqipëria është qendra e Universit, teoremën e Pitagorës e ka shpikur Çajupi, Kanalin e Suezit e ka çarë Kadri Hazbiu.
Naftën e kërkonte me lupë mbi hartë rrethuar nga eksperta të cilët i burgoste ose i vriste të nesërmen.
Për hedhjen në erë të kishave dhe xhamiave dhe pushkatimin e priftërinjve e hoxhallarëve ezhdërhaja s’dinte gjë. U bënë me iniciativën e rinisë së Durrësit, asaj që në ’90-ën bashkë me dhjetra mijëra të tjerë u kacavjerr nëpër anije dhe iku e gjitha në Itali.
A e donte Kosovën, kosovarët ?
Kosovarët që arratiseshin prej andej dhe vinin këndej, pasi i rrihte nëpër biruca i kalbte nëpër burgje me dhjetra vite.
Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore i bëri më të largëta se Zelanda e Re. Aq sa ka sot shqiptarë të Shqipërisë që të thonë se Struga ndodhet në Kosovë, Podujeva në Maqedoni, Tetova në Serbi.
Gëzohuni o shqiptarë 11 Pridhit, kësaj date kur ngordhi një vampir.
Gëzohu ti i lodhuri, i sëmuri, i internimeve e burgjeve që rrëke lotësh të nxehtë t’i çanë faqet gjatë dhjetra viteve.
Gëzohu ti o fshatar, se një copë tokë e ke.
Gëzohu edhe ti malësor, se një shtëpi e ngrite.
Falju kësaj date pridhi në këto ditë pranvere edhe ti o nostalgjik që gënjeshtra deshe, gënjeshtra kishe, gënjeshtra ke.
Lumnohu edhe ti o komunisti i pandreqshëm. Një parti kishe, tani ke disa.
Ta shpallim 11 Pridhin festë kombëtare ?
S’është nevoja. E keni në zemrat tuaja.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: