Advertisements
Telegrafikisht

Partizani merr hak ! Laçi zhgenjen

Partiz-696x392

Vazhdon seria e rezultateve pozitive për Partizanin. “Demat e Kuq” kanë bindur në transfertë teksa kanë mposhtur Laçin me rezultatin 0-3, duke u konsoliduar kështu në vendin e tretë. Kjo ishte fitorja e parë e të kuqve ndaj Laçit. Kardozo, Abdurahimi dhe Progni ishin autorët e golave për skuadrën e Dalipit, e cila e dominoi totalisht pjesën e dytë, ndërsa e para foli për kurbinasit, të cilët ishin më kërkues.

Me fitoren e sotme, Partizani u ngjit në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Laçi mban vendin e 4-t me 42 pikë.  Ndeshjen e radhës, kryeqytetasit do të udhëtojnë drejt Kukësit për tu ndeshur me kampionët, ndërsa Laçi do të jetë mysafir në Gjirokastër.

LAÇI-PARTIZANI 0-3

Kardozo 50′ , Abdurahimi 85′ , Progni 87′ 

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga humbja kundër Partizanit, duke e pranuar se skuadra e tij po ndjen edhe lodhjen dhe presionin e kalendarit të vështirë në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, vlonjati nuk sheh justifikime dhe pret reagim të shpejtë.

“Lodhja u ndje, por nuk është justifikim, sepse goli i parë u pësua në krahun e djathtë, ku luante lojtar që ishte i freskët. Kishim punuar shumë në stërvitje dhe Fangaj gaboi në mbulimin e sulmuesit të Partizanit. Pjesa tjetër, pa diskutim që u ndje lodhja, por duhej të luanim më mirë. Është koha për sprintin final dhe gjithsecili duhet të marrë përgjegjësi përsipër e të japë maksimumin. Kemi objekitvat tona dhe që nga ndeshja e ardhshme duhet të reagojmë.

“Mungesa e eksperiencës? E vërtetë, lojtarët më të mirë edhe sot ishin veteranët, si Sefgjini e Shtubina, por skuadra duhet të kuptojë se tashmë ka shumë ndeshje që luan dhe ka pasur edhe rezultate mjaft të mira, ndaj nuk është fare pa eksperiencë. Duht gjetur mënyra për të grumbulluar dhe gjetur forcën për fundin e sezonit.

“Europa? Do të mendojmë fillimisht për Luftëtarin, kemi një javë kohë për të punuar së bashku, ndërsa më pas do të mendojmë për kupën. Nuk bëjmë diferencim mes kompeticioneve”.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: