Advertisements
Telegrafikisht

Deputetë, kryebashkiakë e protestues, 23 të hetuar për protestën në Milot.

29789890_766370850228909_9181831435290411008_n-696x496

Policia e Kurbinit ka vendosur që të marrë nën hetim 23 persona, deputetë, kryebashkiakë dhe protestues, të cilët morën pjesë në mosbindjen civile të opozitës.

Siç njofton Policia e Kurbinit, mes të proceduarve është Flamur Noka, Voltana Ademi, Bashkim Shehu, Besnik Duzha, si dhe deputetë e bashkiakë të tjerë.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit:

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët.

Konkretisht për shtetasit:

F. N. 47 vjeç banues në Tiranë , N. M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V. T. 56 vjeç banues në Tiranë, A. B., 43 vjeç banues në Tiranë, A. F. 50 vjeç banues në Tiranë, B. S. 42 vjeç banues në Tiranë P. S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L. M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh. Gj. 55 vjeç banues në Tiranë, L. L. 59 vjeç banues në Shkoder, A. D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A. Z. 48 vjeç banues në Tiranë, R. Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj. U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B. Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N. R. 53 vjeç banues në Burrel, B. Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B. H. 54 vjeç banues në Milot, P. M. 50 vjeç banues në Lezhë, E. R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z. H. 57 vjeç banues në Shkodër.

Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit, kanë djegur në rrugë disa goma.

Ata janë: G. S. 16 vjeç banues në Kurbin, D. C. 16 vjeç banues në Kurbin, K. B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën, janë proceduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: