Advertisements
Telegrafikisht

“The Voice Kids Albania” Enxhi Kulla, një yll në lindje i muzikës shqiptare!

maxresdefault

Enxhi është vetëm 12 vjeçe, por talenti dhe zëri i saj, suksesi në interpretim, kanë tejkaluar moshën e saj. Enxhi Kulla studion në Liceun Artistik për violinë dhe është vajza e  këngëtares kurbinase të muzikës popullore Dhurata Aliaj, një mbështetje për Enxhin por edhe burimi gjenetik nga vjen gjithë ky talent i saj. Ajo u bë dhe mbetet një nga zërat më të bukur të edicionit të sivjetshëm të “The Voice Kids Albania” si pjesë e skuadrës Gjoka, që në audicionet e fshehta kur zëri i saj fantastik bëri që të ktheheshin të tre karriget me këngën “Good luck” të Ella eyre-s, por Enxhi vendosi të shkojë me skuadrën Aleksandër dhe Renis Gjoka. Pati një rrugëtim të vështirë por më vlerë, ajo triumfoi në beteja me këngën “Dangerous” duke kaluar në netët live ku mahniti sërish me zërin dhe performancën e saj. Ajo këndoi “’You shook me all night long’ nga AC/DC. Kënga me të cilën ajo i vuri”flakën” skenës ishte kënga “Try”e Pink, me të cilën bëri që i gjithë publiku të mahnitej pas saj. Edhe pse nuk kaloi në finale, e skualifikuar ndoshta padrejtësisht, Enxhi në këtë kompeticion ka fituar diçka të madhe, dashurinë e publikut. Ajo do vazhdojë të dëshmojë veten në çdo interpretim dhe paraqitje në skenë në të ardhmen e saj, që duket se do jetë plot shkëlqim. Enxhi Kulla, një yll në lindje i muzikës shqiptare! Më poshtë keni linkun e këngës “Try”

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: