Advertisements
Telegrafikisht

Investimet e OSHEE në malësinë e Kurbinit

20180330_191059.jpg

Në malësinë e Kurbinit disa fshatra krahas varfërisë dhe mungesës së infrastrukturës shumë shpesh duhet të përballen dhe me mungesën e energjisë elektrike.  Pothuajse gjatë  muajve të dimrit më shumë rrinë në erresirë por dhe përgjatë vitit mjafton një shi të bjerë apo një erë e lehtë të fryeje mbeten me ditë të tëra pa energji.  Po të digjet ndonjë transformator ka patur raste që energjia elektrike ka munguar me muaj. Këte problem e vuajnë fshatrat e thella si Vinjolli,Gërrnaci,Daula por dhe Delbnishti,Selita, Malbardhi i epërm, Gallata dhe Skuraj.
Deri në fundin e viteve 70-të Skuraj e merrte energjinë nga Shkopeti, mëse normale kjo për afërsinë dhe komoditetin e linjes, por për absurditet kjo u nderpre dhe kaloi në krahun tjetër që të furnizohej nga Laçi duke përshkuar vargmalin Kruje-Dajt, duke mos marrë në konsideratë ngarkesën e linjes. Kjo u bë asokohe pas ngritjes se centralit te Vinjollit si një llojë vetfurnizimi me energji.
Që pas rrëzimit të regjimit komunist në keto zona nuk është kryer asnjë investim në rrjetin e shpërndarjes. Shtyllat në të shumtën e rasteve janë të kalbura, izolatorët janë të thyer dhe telat janë dobësuar sa nuk durojnë as një ere të lehtë dhe këputen. Shpesh nga këputja e telave ka ndodhur që të ngelin në korent bagëti të ndryshme por fatmirësisht deri tani nuk ka patur pasoja në njerëz.
Vite më parë kompania e shpërndarjes u privatizua dhe prapë investimi në këto zona ishte ZERO. Pasi privatizimi nga CEZ dështoi dhe që përsëri kompania kaloi në shtetërore dhe ku në media flitet për shumë investime , përseri OSHEE në keto zona të thella malore  nuk ka kryer asnjë investim dhe pse çmimi për KW është rritur disa herë.
Shpesh ka rastisur që këto fshatra ti kalojnë netët e ndërrimit të viteve në errësirë por dhe shumë gëzime apo fatkeqsi. Rasti i fundit ka ndodhur pikërisht  ditën e Pashkëve.

Të lënë në harresë nga shteti i cili kujtohet vetem në raste fushatash elektorale për të ju grabitur votat shumë familje janë dyndur për një jetë më të mirë në zonat e ulta apo një pjesë kanë marrë rrugët e Europës në emigracion. Popullsia e kësaj zone autoktone e Kurbinit thuajse është përgjysmuar.
Banorë të zonës thonë që sa herë ndodh të këputen telat , elektricisti nuk gjendet ( nuk dimë, mbase nuk ka ndonjë elektricist për  mirmbajtjen e linjave për këto zona…)  dhe banorët janë të detyruar që ta riparojnë vetë defektin dhe pse nuk kanë as njohurinë e duhur por as të drejtën për ndërhyrje të tilla.
Pra nga mungesa e energjisë, ( dritës së syve thonin të vjetrit ) nga halli janë të detyruar të vënë në rrezik jetën. Nuk duhet lënë pa përmendur që në pjesën më të madhe të familjeve në këtë zonë tensioni nuk vjen më shumë se 150 volt. Pra edhe atëherë kur ka energji përveç një ndriçimi të dobët nuk mjafton për të furnizuar paisje të tjera elektroshtepiake që nuk janë luks por domosdoshmëri.
Fatkeqsisht si mos të mjaftonin të gjitha këto  banorët shpesh kanë dhe verejtje për faturimet të cilat nuk korespondojnë me numrin e matësit të energjisë. Pra shpesh ndodhin dhe mbifaturime.   Në fakt historia e mbifaturimeve nuk është e re dhe ndodh në shumë qytete dhe zona të tjera por që të mbifaturohesh kur ndoshta një muaj ke qëndruar në errësirë dhe nuk ke marrë as minimumin e shërbimit nga ana e OSHEE kjo besoj që ndodh vetëm në malësinë e Kurbinit. /kurbini.info

20180328_112714.jpg

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: