Advertisements
Telegrafikisht

Veprime urgjente që ju ndihmojnë të mbijetoni

 

Në raste urgjente, gjëja e parë që vjen në mend është këshilla e miqve dhe e familjes sonë. Megjithatë, edhe rekomandimet më të njohura mund të çojnë në pasoja të rënda…

Ne kemi grumbulluar 11 mite të zakonshme për ndihmën e parë, në mënyrë që ju të mos ndiheni të hutuar se çfarë duhet të bëni kur dikush ka nevojë për ndihmë.

Aplikimi i akullit në një plagë

 

Pse është e gabuar: Akulli me të vërtetë ndihmon në zvogëlimin e plagëve, por mos e përdorni direkt në lëkurë se do të merrni një djegie nga të ftohtët.

Ta bësh mirë: Vendos një leckë mes lëkurës dhe akullit. Aplikoni të ftohtin për 20 minuta, hiqeni akullin dhe prisni 20 minuta të tjera. Përsëriteni disa herë.

Fërkimi i një personi me ethe me alkool ose uthull

 

 

Pse është e gabuar: uthulla dhe alkooli futen shpejt në gjak. Madje, fërkimi me alkool mund të krijojë dehje, ndërsa uthulla do të rrisë shumë aciditetin. Është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët.

Ta bësh mirë: Ethet mund të lehtësohen duke pirë shumë lëngje dhe ftohur ambjentin e dhomës (18-19 ° C). Nëse ia plotësoni këto kushte, i sëmuri do t’i kalojë ethet, nëse ajo nuk është shumë e lartë, në rast të kundërt, drejtohuni mjekut.

Ngritja e një personi të pandërgjegjshëm (në gjendje të fikti)

 

 

Pse është e gabuar: Nëse dikush rrëzohet nga të fikti, mos u përpiqni ta ngrini atë ose ta spërkatni me ujë të ftohtë – kjo do të përkeqësojë spazmën. Pasi ta rifitojnë vetëdijen, mos i lejoni të pijnë kafe ose pije energjie: kafeina do të çojë në dehidratim.

Ta bësh mirë: Ngrini lart këmbët e personit, zhbllokoni çdo send të ngushtë të veshjes dhe mos i lini ata të ngrihen menjëherë pasi të vijnë në vete.

Përdorimi i gjalpit ose kosit për të trajtuar djegiet

 

 

Pse është e gabuar: Arsyeja e vetme që ju bën të ndjeheni më mirë pas kësaj është sepse substancat e gjalpit apo kosit e ftohin djegien. Rreziku këtu, megjithatë, është se gjalpi ose kosi thahen dhe krijon një zonë të izolur, duke prishur shkëmbimin termik (ngrohja shkon më thellë dhe bën më shumë dëme).

Ta bësh mirë: Mbajeni zonën e djegur në ujë të freskët për 15 minuta. Asnjëherë mos e plasni flluskën e djegies, pasi ajo do të heqë shtresën mbrojtëse dhe do ta lërë të hapur plagën për infeksione që mund të krijohen nga grumbullimi i mikrobeve.

Çuarja në vend e një kocke të dëmtuar

 

 

Pse është e gabuar: Ju nuk duhet ta çoni në vend një nyje të zhvendosur, pasi ajo mund të rezultojë në plagë edhe më të dëmshme.

Ta bësh mirë: Mbylleni gjymtën e lënduar dhe çojeni të dëmtuarin në spital. Gjymtyra nuk duhet të vendoset me forcë. Në vend të kësaj, fashojeni atë në një pozicion të rehatshme, duke mos i lëvizur jo vetëm vendin e thyerjeve të mundshme, por as 2 nyjet më të afërta.

Aplikimi i ngrohtësisë në një enjtje

 

 

Pse është e gabuar: Një leckë e ngrohtë nuk do të ndihmojë nëse muskujt tuaj janë të shtrembëruar. Përkundrazi, nxehtësia do të forcojë qarkullimin e gjakut, duke çuar në një ënjtje më të rëndë.

Ta bësh mirë: Aplikoni të ftohtë në ditët e para pas një lëndimi. Kjo do të zvogëlojë inflamacion dhe dhimbje. Përdoreni me ngarkesë minimale gjymtyrën të lënduar për të paktën 48 orë.

Ta detyroni veten të vjellë në rastet e helmimit

 

 

Pse është e gabuar: Rekomandimi standard për helmim është që të nxjerrim nga qafa sa më shumë. Megjithatë, është rreptësisht e ndaluar nëse ju jeni helmuar me substanca acide, alkali ose kaustike.

Ta bësh mirë: Telefononi menjëherë një ambulancë. Nëse jeni ende i sigurt se vjellja do t’ju bëjë mirë, mos përdorni mangan, sode buke ose qumësht për ta shkaktuar atë. Në vend të kësaj, pini shumë ujë të ngrohtë.

Ballafaqimi me një objekt të huaj në sy

 

 

Pse është e gabuar: Ju rrezikoni një lëvizje të gabuar të dorës dhe lëndimet që rezultojnë më pas.

Ta bësh mirë: Mbulo syrin me garzë, dhe thirrni një mjek. Vetëm nëse është një lëndë kimike duhet të lani menjëherë syrin me ujë.

Heqja e objekteve nga plagët

 

 

Pse është e gabuar: Ju mund të tërheqni një gozhdë ose një copëz të vogël qelqi nga dora juaj, por asnjëherë mos u mundoni të tërheqni objekte nga plagë të rënda. Mjekët i lënë ato në vend derisa pacienti të jetë në kirurgji. Përndryshe, do të ndodhë gjakderdhja që mund të çojë në vdekje.

Ta bësh mirë: Sadoqë, një thikë në një këmbë ose një copë e ngulur në gjoks mund të duken të frikshme, çojeni personin në spital në vend që t’i ndihmoni ata të shkulin objektin nga trupi i tyre.

Aplikimi i kremrave apo solucioneve në një plagë

 

 

Pse është e gabuar: Një plagë do të shërohet më mirë në ajër të pastër, ndërsa vajrat krijojnë lagështirë të padëshiruar.

Ta bësh mirë: Pastroni plagën në ujë të freskët me sapun dhe visheni me një fashë të pastër të thatë.

Përdorimi i qepjeve në vend të ngjitjes së lëkurës për gërvishtjet dhe plagët

 

 

Pse është e gabuar: Përdorimi i qepjeve në plagë është një procedurë e gjatë dhe e dhimbshme që kërkon largimin e thurjeve më vonë. Përdorimi i ngjitësit të lëkurës ka dy përparësi kryesore: është e shpejtë dhe praktikisht pa dhimbje.

Të bësh mirë: Së pari, ndalo gjakderdhjen duke aplikuar presion. Pastaj mbyllni skajet e plagës, dhe aplikoni një zam të lëkurës. Prisni derisa të thahet.

Këto këshilla janë të vlevshme dhe i shërbejnë gjithkujt!

Faleminderit po e shpërndave!

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: