Advertisements
Telegrafikisht

Mjekët japin alarmin: Abuzimi me qetësuesit mund t’iu shkaktojë goditje në zemër

Mjekët ngrenë alarmin: Abuzimi me këtë qetësues mund t’iu shkaktojë goditje në zemër

 

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër 1 i meshkujve dhe femrave në shumicën e vendeve të botës.

Për shembull, në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke tejkaluar në këtë mënyrë të gjitha sëmundjet kancerogjene të mbledhura së bashku. Kohët e fundit edhe mjekët tanë kanë dhënë alarmin se edhe shqiptarët po preken çdo ditë nga sëmundjet e zemrës.

Ata vënë theksin tek ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti i vazhdueshëm fizik, mirëpo kolegët e tyre evropianë këshillojnë gjithashtu pacientët të mos abuzojnë me qetësuesit josteroidë dhe t’i marrin ata vetëm në raste të domosdoshme.

Studiuesit danezë të ‘’University Hospital Gentofte’’ analizuan dosjet mjekësore të 30 mijë pacientëve, të cilët kishin pësuar goditje në zemër gjatë viteve 2000-2010. Në përfundim të hulumtimit, ata konstatuan se rreth 1/10 e tyre, përkatësisht 3376 pacientë, kishin përdorur ilaçe qetësuese 30 ditë para atakut kardiak (50% e tyre kishin përdorur Ibuprofen, kurse 31% kishin marrë Diclofenac.

Sipas një prej udhëheqësve të këtij studimi, profesor Gislason, përdorimi në mënyrë të pakontrolluar të këtyre ilaçeve është i lidhur drejtpërdrejtë me goditjen në zemër, që në shumë raste mund të jetë fatale.

Sipas tij, Ibuprofene, nuk duhet lëshuar kurrsesi pa recetë mjekësore, kurse i pyetur në lidhje me dozën, ai sqaron se nuk duhet të kalojë sasinë e 1200 mg në ditë.

Të dhënat e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore evropiane të shëndetit kardiovaskular.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: