Advertisements
Telegrafikisht

10 arsye se pse duhet që ta duam natyrën. Pikniku në natyrë bën mirë për shëndetin.

 

20151101_1354526.jpg

Shumë njerëz i kalojnë ditët e punës në ambiente të mbyllura e me dritë fluorishente, përpara një kompjuteri e më pas kthehen në shtëpi për t’u ulur përsëri në shkëlqimin e ekraneve televizive.

Por kalimi i pjesës më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura nuk është mirë për ne. Natyra është e dobishme, ndoshta e domosdoshme për shëndetin e njeriut.

Psikologët dhe hulumtuesit e shëndetësisë po gjejnë gjithnjë e më shumë argumente të mbështetura nga shkenca që tregojnë se sa e rëndësishme është kalimi i disa orëve jashtë shtëpisë në një ambient të hapur.

Në librin e saj, “Rregullimet e natyrës: Pse Natyra na bën më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më kreativ”, gazetarja Florence Williams shkruan se ajo filloi të hetojë përfitimet shëndetësore të natyrës, pasi u zhvendos nga terreni malor i Boulder, Kolorado,  në Washington, DC.

“U ndjeva e çorientuar, e tronditur, e dëshpëruar,” shkroi ajo. “Mendja ime kishte probleme të përqendrohej, unë nuk mund të përfundoja mendimet, nuk munda të merrja vendime dhe nuk isha e gatshme të dilja nga shtrati”.

Ne të gjithë nuk duhet të jetojmë në një vend aq mahnitës sa Boulderi, dhe shumica prej nesh nuk mund të jetojnë kudo që të jetë shumë larg smartfonëve apo qasjes në internet.

Por ne duhet të shpenzojmë kohë në mjedise natyrore. Kjo mund të jetë: shtigje të mrekullueshme ecjeje apo edhe vetëm një park të bukur. Ecni në pyll, luani në dëborë, notoni në një lumë. Bëni gjithçka që mundeni ta ekspozoni veten në botën natyrore rreth jush.

Ja pse është kaq e rëndësishme.

  1. Përmirëson memorien tuaj afatshkurtër
  2. Ka një efekt anti-stres
  3. Kalimi i kohës në ambiente të hapura redukton inflamacionin
  4. Dalja eliminon lodhjen
  5. Eksperiencat në natyrë ndihmojnë në luftimin e ankthit dhe depresionit
  6. Ju ndihmon të mbroni vizionin tuaj
  7. Përmirëson aftësinë tuaj për t’u fokusuar
  8. Mund të jeni më kreativ pasi keni kaluar kohë në natyrë
  9. Kalimi i kohës jashtë ju ndihmon të ulni presionin e gjakut
  10. Pyjet mund të rrisin sistemin tuaj imunitar

e.r/dita

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: