Këndi i humorit
Në një autobus mbushur plotë me politikanë, kishte qëlluar një pijanec i cili për një moment filloi të bërtasë:
-“Këta që janë ulur përpara janë kriminelë, ata prapa injorantë e këta në mes janë hajna!”
Shoferi i autobusit u tërbua fare dhe për një çast e frenoi vrullshëm autobusin:
-“Pa thuaje edhe njëherë ti pijanec i ndyrë kush janë hajna, kush kriminelë e kush injorantë?!”
-” E, tani nuk po i bie më në fije, kur e frenove autobusin krejt mi ke përzie!”
Një fqinj i troket në derë Hasanit:
-Qeni yt e kafshoi vjehrrën time!
Hasani alarmohet dhe i kërkon falje fqinjit dhe i thotë:
-Me sa duket ju po kërkoni dëmshpërblimin, kini plotësisht të drejtë!
Fqinji i përgjigjet me qetësi, duke buzëqeshur:
-Absolutisht jo! Vetëm desha t’ju them se unë dua ta blej qenin tënd!
-A do të më kujtosh mua pas një viti?
-Po!
-A do të më kujtosh mua pas një muaji?
-Po!
-A do të më kujtosh mua pas një sekonde?
-Po!
Tak-tak.
-Kush është prapa derës?
-Domethënë, ti më harrove mua tashmë!!!
Një burrë ulet në një restorant dhe fillon të qajë.
Kamarieri vjen dhe e pyet pse po qan.
Burri përgjigjet: “Gruaja ime më tha se ajo nuk do të flasë me mua një muaj.”
Kamarieri është shumë i shqetësuar: “Oh, po kjo është një gjë shumë e tmerrëshme!”
Burri ia kthen: “Po!!! (Dënes). Sot mbaron muaji!”
Një sportelist kinemaje pyet një kliente bionde:
-Ju lutem, më tregoni, është e treta herë që blini biletë këto 10 minutat e fundit, pse të duhet prapë një biletë tjetër?
Biondja i përgjigjet:
-Zotëri, unë i blej biletat tek ju, por një djalosh tek dera e kinemasë m’i gris të gjitha!
Një djalosh takon një kalimtar dhe e pyet:
-Zotëri, ju lutem, keni parë ndonjë polic këndej rroull?
Kalimtari i përgjigjet:
-Jo, në gjithë këtë zonë, nuk më ka zënë syri asnjë polic.
Djaloshi i thotë:
-Shumë mirë, zotëri, tani më jep mua kuletën tënde, orën tënde dhe laptopin tënd!
Intervistë pune në një psikiatri:
-Pra, ju jeni i interesuar të punoni me ne. Ju lutem, cila është përvoja juaj në punën me njerëzit e turbulluar mendërisht?
-Unë kam 5 vjet që jam në Facebook.
-Shumë mirë, ju pranoheni në punë menjëherë.
Xeni shkon tek berberi. Berberi i kërkon atij të mbajë një top pingpongu në gojë, në mënyrë që ta ketë më të lehtë t’ia rruajë faqet.
Por Xenit i duket e habitshme dhe e pyet berberin:
-Po në qoftë se unë e kapërdij topin e pingpongut?
Berberi i përgjigjet Xenit:
-Nuk është problem, zotëri, ti do ta sjellësh topin e pingpongut nesër si të gjithë të tjerët!
Lini një Përgjigje