Advertisements
Telegrafikisht

Fëmijët me sindromën down, të harruar nga shteti, nga 3 mijë raste vetëm 700 trajtohen

 

Këtë vit  nuk pati pothuaj asnjë marshim, asnjë aktivitet publik sensibilizues dhe asnjë angazhim për të përmirësuar jetën e personave apo familjeve me sindromën down.
Një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të shendetësisë ishte e vetmja mënyrë për të dëgjuar shqetësimet e kësaj kategorie; që këtë vit më shumë se kurdo herë tjetër e vënë theksin tek varfëria dhe arsimi.
Në Shqipëri 700 fëmijë dhe adoleshentë janë të identifikuar me këtë mutacion gjenetik, ata posedojnë kromozomin 21. Por, shifra reale mendohet të jetë rreth 3 000 persona, dhe kjo do të thotë se pjesa më e madhe e tyre nuk marrin shërbimet shëndetësore.
Shyqyrie Hoxha është nënë e 3 fëmijëve; të tre djem. Ka 14 vjet që jep dashurinë e pakushtëzuar dhe dedikimin maksimal djalit të saj më të vogël që ka sindromion down. ‘’Janë shumë të dashur dhe kanë aftësi të duan njerëzit, por 14 vite janë shumë për ne, sepse është luftë me shtetin, luftë me mësuesit, luftë me shëndetësinë,’’ thote ajo.
I jep kurajë çdo nëne që të gjejnë forca dhe të përballen me atë që i rezervoj fati. teksa abortin për këtë arsye e quan vrasje në embrion. ‘’Këtë gjë nuk do ta bëja në botë sepse Zoti e ka dërguar për shërbim dhe do t’i bëj shërbim deri në pikën e fundit. Unë jam e besimit dhe nuk lejohet. Allahu e ka çuar t’i bësh shërbim këtij fëmije,’’ shton me tej zonja Shyqyrie.
Pjesa më e madhe e familjeve që kanë fëmijë me sindorimin down jetojnë mes varfërisë dhe pamundësie ekonomike për t’i trajtuar fëmijët. Pagesa që i atribuohet sot nga shteti është 10 mijë lekë. por trajtimi në qëndra të specializuara kushton minimalja 32 mijë lekë në muaj.
Emanuela Zaimi, drejtuese e Fondacionit Down Sindrom Albania thote se: ‘’10 mijë lekë si atij që ka qëlluar i kamur, si atij që i duhet të përdorë ato para për të ngrënë, si atij që shërbimet publike i ka tre orë larg, sepse shërbimet nuk i ka fare aty ku banon. ‘’
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë garantuan një fond të posaçëm social, por munguan detajet për shumë dhe kohën e alookimit të tij. Merita Xhafaj, drejtorja e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë thote se një fond social do të ngrihet në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore.
Oriola Pampuri, psikologe dhe sot deputete e Parlamentit të Shqipërisë ka 10 vjet që punon me tematikat e problemit të shëndetit mendor. Shqetësimi i saj është mungesa e një regjistri kombëtar për të identifikuar raste të tilla.
Në shkollat e vendit 4 herë në javë angazhohen rreth 600 mësues mbështetës. Por edhe kur ekziston kjo mundësi, me nxënësit me nevoja të veçanta punohet në pak orë. Por dhe vetë kushtet që ofrojnë institucionet e arsimit shpesh bëjnë të pamundur që fëmijët me aftësi të veçanta të kenë akses në to.
Ministria e Arsimit buxheton pagat për 600 mësues mbështetës për këtë kategori por një ndër shqetësimet e ngritura nga prindërit dhe grupet e tjera të interesit është se ata janë të patrajnuar dhe të pakualifikuar./ ora news

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: