Advertisements
Telegrafikisht

Laçi-Kamza/ Rexhinaldo dyfishon shifrat, thyhet Kamza

kamza-2-0-499x280.png

Laçi merr fitoren e radhës duke konsoliduar pozitat e tij në kreun e renditjes, ku mban vendin e tretë. Priti në shtëpi Kamzën, ndaj së cilës kishte edhe një “hak” për të marrë nga faza e parë, ku u mund në këtë stradium nga skuadra e trajnerit Ndreu.

Trajneri Mezani ka bërë disa ndryshime, ku kthehet Selmani, ndërsa Shtubina luan mbrojtës i djathtë. Edhe Kamza luan me ndryshime, ku në portë është Avdyli dhe në të majtë Idrizaj. Fili në stol, Rezi titullar.

Minutë pas minute

Mbyllet ndeshja, 2-0.

90+2′ – GOOOOL. Rexhinaldo dyfishon rezultatin. Top i gjatë nga mbrojtja, sulmuesi e kontrollon mirë, lirohet nga mbrojtësi dhe gjuan saktë me të majtën.

87′ – Nika largohet i dëmtuar nga fusha, madje duhet ndihma e barrelës, në vend të tij Xhixha.

84′  – Rexhinaldo ka një mundësi të mirë për golin e dytë, por gjuan shumë lehtë në qendër të zonës.

82′  – Raçiç nuk arrin të gjejë kuadratin, duke humbur një mundësi të mirë në zonën e Laçit.

81′ – Uzuni vepron me shumë zgjuarsi në të majtë, futet në zonë dhe gjuan tokazi, pret Avdyli.

80′ – Shtubina largon topin me kokë, para se Plaku të gjuajë drejt portës së Selmanit.

75′ – Jonuzi në fushë, del Eskerda.

74′ – De Rezi te Kamza, futet Imeri.

70′ – GOOOOL. Laçi në avantazh, Uzuni realizon me kokë, pas një krosi nga e djathta.

68′ – Malaj jep një top në zonë për Plakun, i cili pengohet nga pas nga Lulaj, por kryesori Beqiri vazhdon lojën. Rast shumë i diskutueshëm.

63′ – Goditje dënimi në afërsi të zonës së Laçit nga e djathta. Kros në zonë, largon rrezikun mbrojtja kurbinase.

58′ – Raçiç ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndërhyn me bërryl ndaj Qaqit në një dyluftim ajror.

53-57′ – Luhet në gjysmëfushën e Kamzës, por mungojnë gjuajtjet drejt portës së Avdylit.

52′ – Shtubina futet në zonë dhe pretendon për një 11-metërsh, por kryesori Beqiri vazhdon lojën.

Nis pjesa e dytë. Kallaku zë vendin e Lushkjas  në mesfushë.

45′ – Plaku i rrëmben një top Nikës dhe avancon në të majtë, futet në zonë dhe gjuan, topi devijohet nga mbrojtja.

41′ – Nika kroson fort në zonë nga e djathta, por askush nuk arrin të godasë drejt portës.

38′ – Goditje këndi për Kamzën. Kroso në zon dhe topi largohet nga mbrojtja, gjuan Ymeraj në pozicion ballor, por sipër traut.

30-34′ – Kurbinasit qarkullojnë topin, por pa mundur ta godasin portën e Kamzës.

28′ – Nika fiton dyluftimin e shpejtësisë me Fukuin në të djathtë dhe kroson në zonë, pret Avdyli.

22′ – Lojtarët e Kamzës nuk pranojnë në një moment të vazhdojnë lojën, pasi ka ofendime të shumta në stadium, por më pas vendosin të luajnë.

18′ – Karton i verdhë ëpr Çukoviç, pas një ndërhyrjeje ndaj Uzunit. Frashëri proteston ashpër me kryesorin Beqiri dhe ai e ndëshkon me karton të kuq.

15′ – Karton i verdhë për Arrabal, pas një ndërhyrjeje të ashpër.

12′ – Plaku spostohet nga e djathtë në qendër dhe gjuan fort në pozicion ballor, topi përplaset në traversë. Shpëtojnë kurbinasit nga goli.

8′ – Goditjë dënimi për Kamzën, nga krahu i djathtë. Kros në shtyllën e dytë, ku Fukui gjuan me kokë, grushton bukur Selmani.

6′ – Uzuni kroson në zonë nga një goditje dënimi nga krahu i majtë, por Lulaj nuk arrin ta devijojë topin pranë portës.

1′ – Nis ndeshja. Kamza shkelmon topin e parë.

 

Laçi-Kamza 0-0

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Lushkja (Kallaku 46′), Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: G.Mezani.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Kuqi, Çukoviç, Idrizaj, Ymeraj (Malaj 59′), Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: R.Ndreu.

Gjyqtar: A.Beqiri

Kartonë të verdhë: Sefgjini 29′ / Arrabal 15′, Çukoviç 18′, Raçiç 58′

Karton i kuq: Frashëri 18′

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: