Advertisements
Telegrafikisht

Laçi përmbys Lushnjen dhe konfirmohet në vendin e tretë

Laci-696x522.jpg

Laçi ka arritur një fitore me shumë vlerë, pasi ka marrë maksimumin e pikëve në transfertën e Lushnjes . Edhe pse nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi e gjetën veten në disavantazh. Ishte goli i Pepës që i dha të drejtën e festës vendasve, por e cila zgjati shumë pak pasi Uzuni vendosi baraspeshën që në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë ishte sërish Myrto Uzuni, i cili shënoi golin e dytë personal, duke përmbysur rezultatin. Për të qetësuar teknikun Gentian Mezani mendoi Harallamb Qaqi që shënoi dhe golin e tretë, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë dhe i afrohet Kukësit në renditje. Me 10 lojtarë e mbyllin ndeshjen vendasit, pas daljes me të kuqe të Alushit, vetëm 1 ore lojë. Në krahun tjetër Lushnja nuk ndryshon asgjë dhe pëson humbjen e radhës.

Minut pas minute

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Laçit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Aksion i shpejtë i Laçit, Lushkja jep një pasim në të djathtën për Xhixhën por gjuajtja e tij në hyrje të zonës nuk gjen katërkëndorin, duke përfunduar jashtë ngjitur me shtyllën.

82’ Kallaku driblon këdo që i del para në krahun e majtë dhe pasi merr fundoren, pason drejt qendrës për Lushkjën. Goditja e këtij të fundit është për t’u harruar pasi kalon shumë larg katërkëndorit të vendasve.

79’ Pasim i shpejtë i Mones nga e djathta, dy lojtarë të Lushnjës devijojnë topin në zonë, por asnjëri nuk arrin ta kthejë drejt rrjetës ndërsa Vata shoqëron me sy sferën që kalon jashtë.

76’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, topi arrin te Kallaku i cili nga jashtë zonës gjuan në portë, por topi ndalet në duart e Spahos.

74’ Lulaj jep një pasim në qendër për Xhixhën i cili gjuan menjëherë me të djathtën, Spaho devijon mbi traversë.

69’ GOOOL Laçi, shënon Qaqi. Në zhvillimin e një goditje dënimi, Uzuni shfaqet para Spahos, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri, Qaqi i vëmendshëm ndjek aksionin dhe shtyn sferën në rrjetë. 1-3

64’ Pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, Uzuni merr topin para zonës së tij dhe nis një kundërsulm të shpejtë. Sulmuesi kombinon bukur me Xhixhën dhe arrin të kalojë Spahon, por goditja e tij nga e djathta prek pjesën e sipërme të traversës dhe përfundon jashtë.

63’ Gjuajtje nga jashtë zonës e Pepës, sfera devijohet nga një mbrojtës dhe përfundon në goditje nga këndi.

60’ Faull i Alushit në mesfushë, gjyqtari Ferhataj nuk ngurron t’i nxjerrë kartonin e kuq lojtarit të Lushnjës, duke lënë vendasit me 10 lojtarë për vazhdimin e ndeshjes

58’ GOOOL Lushnja, shënon Uzuni. Pas një goditje dënimi të skuadrës kurbinasve, Uzuni përfitoi nga një grushtim i shkurtër i Spahos për të dërguar topin në rrjetë. 1-2.

57’ Lëvizja e parë në radhët e kurbinasve, në fusha Xhixha në vend të Shtubinës.

48’ Pas goditjes nga këndi të vendasve, topi arrin në shtyllën e dytë te Bufasit u cili gjuan me kokë, por Vata është në pozicion dhe pret nme qetësi.

47’ Goditje dënimi ballore për Lushnjën, Canka gjuan me mjeshtëri me të djathtën duke kaluar topin mbi mur, ndërsa detyron portierin Vata të devijojë sferën mbi traversë për të ruajtur rrjetën të paprekur.

46′ Fillon pjesa e dytë me skuadrat që paraqiten në fushë me të njëjtat formacione si në pjesën e parë.

45’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me barazimin 1-1

44’ Goditje dënmi ballore për Laçin. Vendos të gjuajë Rexhinaldo i cili kalon murin, por nuk gjen kuadratin e portës së Spahos.

35’ Laçi kërkon të gjejë me shpejtësi avantazhin. Një goditje nga këndi në krahun e djathtë ekzekutohet nga Uzuni me një pasim në qendër tokazi, sferën e devijojnë dy lojtarë por pastaj mbërrin në duart e Spahos, i cili tregohet i vëmendshëm duke ndalur topin.

32’ GOOOL Laçi, shënon Uzuni. Sulmuesi tregohet i aftë duke përfituar nga një pavëmendje e mbrojtjes vendase që nuk largoi një top në zonë, duke çuar sferën në rrjetë më një goditje me kokë që mposht Spahon. 1-1

28’ Reagon menjëherë Laçi i cili rrezikon portën e lushnjarëve që me aksionin e parë. Rexhinaldo nuk gjen kuadratin me një gjuajtje me kokë pas një harkimi të gjatë në zonë.

26’ GOOOL Lushnja, shënon Pepa. Aksion në krahun e djathtë i vendasve, topi harkohet në zonë ku Pepa tregohet i vëmendshëm dhe devijon sferën në rrjetë, pak hapa larg portierit Vata. 1-0

22’ Aksion i shpejtë nga krahu i majtë i Uzunit, i cili kalon dy mbrojtës kundërshtarë dhe gjuan me shpejtësi, duke kaluar Spahon. Por ai nuk i gëzohet dot golit, pasi sfera ndalet nga shtylla pingule dhe përfundon jashtë.

17’ Goditje ngsa këndi e vendasve që harkohet në zonë por del me shpejtësi portieri Vata i cili kontrollon topin. Ai nis një kundërzbritje të shpejtë të Laçit që finalizohet me një gjuajtje të Uzinit, e cila nuk gjen kuadratin.

12’ Rexhinaldo pason në hyrje të zonës për Uzunin i cili dërgon me shpejtësi topin në rrjetë, por goli anullohet për pozicion jashtë loje.

10’ Aksion i shpejtë edhe nga lushnjarët, harkimi nga e majta i Branica arrin te Papa në krahun tjetër me mesfuhsorin që gjuan fluturimthi, por nuk gjen kuadratin.

7’ Aksion me shumë pasime i Laçit që i afrohet zonës, por Rexhinaldo vonohet dhe nuk arrin të gjuajë drejt kuadratit.

3’ Goditje nga këndi për Laçin që harkohet në zonën e vendasve, del Spaho që kontrollon me qetësi.

1’ Fillon ndeshja në një stadium thuajse të boshatisur.

Lushnja-Laçi 1-3
26′ Pepa / 32′, 58 Uzuni, 69′ Qaqi

Lushnja: Spaho, Ruço, M.Koreshi, Bufazi, Mone, Alushi, Gava, Papa, Canka, Branica (71′ Meto), Pepa.
Trajner: Dritan Çuko

Laçi: Vata, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj (89′ Zogaj), Lushkja, Kallaku, Shtubina (57′ Xhixha), Rexhinaldo (87′ Bushi), Uzuni.
Trajner: Gentjan Mezani

KV: Alushi, Papa / Fangaj

KK: Alushi

Gjyqtar: O. Ferhataj

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: