Advertisements
Telegrafikisht

Çaji i Gjetheve të Ullirit – Kurues ndaj shumë sëmundjesh

IMG_3129

Përdorimi i çajit të gjetheve të ullirit e ka origjinën e përdorimit tek Hipokrati, babai i mjekësisë.

Studimet bashkëkohore vërtetojnë se gjethet e ullinjve janë plot përbërës kundër viruseve dhe mikro-organizmave të dëmshëm.

Ato arrijnë të ndikojnë në organizëm më fuqishëm se shumë prej antibiotikëve të farmacive.

Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të gjelbra të ullirit ofron veti dhe efekte mirëbërëse në organizëm.

Ai ndihmon për të parandaluar një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh të ndryshme.

Këtu mund të përmendim disa tipe gripi, infeksione virale të mushkërive, por edhe goditje më të rënda shëndetësore.

Të tilla mund të përmendim sëmundje si tuberkulozi, meningjiti, hepatiti B, dhe bronkopneumonitë serioze.

Çaji i gjetheve të ullirit arrin të bëjë mrekulli edhe ndaj infeksioneve.

Këtu vlen të përmendim vlerat e forta kundër infeksioneve në traktin urinar, por edhe te infeksionet post-kirurgjikale.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin e imunitetit, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji  është aftësia për të normalizuar tensionin e lartë të gjakut.

Madje arrin edhe të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet fort për diabetikët.

Gjethet e ullirit përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm që quhet taninë dhe që i jep gjetheve një shije të hidhur.

Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

Çaji i gjetheve të ullirit përdoret me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës dhe rasteve kur shfaqen sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë.

Falë vetive diuretike që përmbajnë këto gjethe, çaji i tyre është një nga mjekimet më funksionale të mjekësisë popullore.

Si ta përgatisni Çajin e Gjetheve të Ullirit

Për të përgatitur çajin nga gjethet e ullirit duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.

Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të vlojë.

Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Ju këshillon që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.

Çaji i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë.

Tri gota në ditë janë një sasi e këshilluar nga specialistët./AgroWeb.org

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: