Advertisements
Telegrafikisht

Për ata që duan të dinë më shumë për PRINCIPATEN E ARBËRIT! Nga Sazan Guri

 21209238_1771352396225839_917064608_n

Nga Sazan Guri (pjesë nga libri Visaret e shqiptarëve….)
Në shek.-VI m.Kr., sundimtarët bizantinë të Dyrrahut ndërtuan një rradhë kështjellash, të cilat kontrollonin rrugët që lidhnin qytetin me krahinat përqark. Kështjella në malin e Vilës u braktis dhe rolin e saj për të kontrolluar rrugën nëpër luginën e Erzenit e zuri një kullë e rrumbullakët, e cila u ngrit mbi shkëmbin e Petrelës. Në vitin 491 u bë perandor i Bizantit një dyrrahas, i quajtur Anastas. Atëherë, ai ja besoi mbrojtjen e Dyrrahut prijësit të arbërve, që kishin ardhur për ta ndihmuar. Kjo është hera e parë që dëgjojmë të flitet për arbërit, pasardhës të ilirëve dhe paraardhës të shqiptarëve. Me rënien e perandorisë bizantine rreth vitit 1190, feudalët vendas nga familja e Skurajve dhe nga familja e Gjonimit (Jonimit), të dyja këta familje nga krahina e Kurbinit krijuan shtetin e Arbërit nën udhëheqjen e Progon Jonimës. Për historinë e trojeve të Arbërisë dhe për mbledhjen e materialeve në këto territore flet vecmas të tjerëve, kronikani katolik Daniel Farlati në veprën “Illirikum Sacrum”. Ai na bën me dije se Papa Clementi XI dërgoi në territoret e Arbnisë, përgjatë bregdetit Mesdhe një anije, e cila do të mblidhte dokumente historike për këtë territor. Kjo anije venedikase preku brigjet e “Arbnisë venedikase” deri në Tivar, pastaj kaloi edhe në “Arbninë osmane”. Përsa i përket “Arbnisë osmane” thuhet se një qerre e madhe e tërhequr me qe dhe e ngarkuar me dorëshkrime, libra dhe dokumente të tjera historike, pasi kapërceu baltat e vështira të Zadrimës, u mbyt aksidentalisht, duke kapërcyer lumin e Drinit, bashkë me të gjithë dokumentat e grumbulluara. Nga këto të dhëna, megjithëse jo tipikisht të studiuara nga historianë shqiptarë e të huaj mësojmë se Gjon Vladimiri ka qenë princi i krahinës së Krajës pranë Ulqinit, një tokë me popullsi iliro-shqiptare e kahershme që mbrin si e tillë deri në shek.-XI. Kjo krahinë njihej si mali i quajtur Katërkolë (shihni ju lutem këtë toponim, që përbëhet nga fjalë shqipe, nga fjala “katër” dhe fjala “Kolë”, që shpjegohet me emërtimin nga katër kisha e Shën Nikollës dikur në këtë mal. Më 1272 princat arbnorë krijuan shtetin e madh mesjetar shqiptar të quajtur Mbretëria Shqiptare (Regnum Albanie) me kryeqytet Durrësin. Thonë se ky shtet ka prodhuar po aq prijsa të mëdhenj sa e si Skënderbeu, por nuk pati Marin Barlet që ti zbardhte faqen atyre apo ndonjë Homer që bërë të përbotshme luftën e Trojës. Gjithsesi, shqiptarët kanë krijuar disa vepra arti të shkëlqyera për Gjon Vladimirin, madje kanë botuar shumë poezi dhe himne fetare deri në libra të veçantë, që mbase do të ishte mirë të përmblidheshin në një antologji enkas për të, se ndryshe ska faj serbi që e bën si të tyren këtë prijës arbnuer. Po aq i madh ka qenë edhe Karl Topia i shquar si një princ arbnor katolik. Jemi në kohën kur mbas 1054, shqiptarët arbnor po përballeshin me detyrimin e radhës për të rrokur prej sllavëve fenë orthodokse dhe ky prijs i fesë së parë (katolike) për të ruatur kombin midis feve ndërtoi një manastir të ritit ortodoks, siç pohon një famulltar i kohës se: pa dallim feje, për ta mbrojtë trimnisht Atmen tonë, që gjindet në ma të madhin rrezik. Dhe ja pse, ai u kthye si Kostandini i Madh në shenjt, pikërisht në pikat gjeografike të tri qendrave më me zë të shtetit arbnor, si Kruja shqiptare, Durrësi shqiptar dhe Elbasani shqiptar.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: