Advertisements
Telegrafikisht

Lakra e kuqe dyfish vlera më shumë se e bardha, trajtuese për 17 sëmundje

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind. Ka 10 herë më shumë vitaminë A, 2 herë më shumë vitaminë K dhe hekur…

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën.

Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa.

Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë.

Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.

Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera.

Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.

Lakra e kuqe njihet si “luftëtare” për 17 sëmundje, më të rëndësishmet i gjeni në këtë artikull (listën e plotë e keni te tabela ngjitur këtij artikulli).

Gjatë dimrit, së bashku me lakrën e bardhë është ndër perimet me të përdorura, por gjithsesi lakra e kuqe ka më shumë veti kuruese.

 

LAKRA E KUQE APO LAKRA E BARDHË?

Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind. Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë.

Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

 

FUQI SHTESË PËR SISTEMIN IMUNITAR

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar.

Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë.

Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes.

Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat.

Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme.

Lakra e kuqe ka aq shumë vitamin C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

 

LUFTON INFLAMACIONET DHE ARTRITIN

Lakra e kuqe ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin.

Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e enjtjeve.

Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyce dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme.

Ushqime të tilla anti inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

 

UL RREZIKUN E OSTEOPOROZËS

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K.

A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës?

Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave tek njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë.

Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut.

Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40 vjeçare.

Masa kockore tek gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70 vjeçare.

Ky proces rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Prandaj kockat duhen ruajtur me kujdes dhe vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

 

LUFTON SËMUNDJET KRONIKE

Sëmundjet kronike si Alzheimeri, Huntington, Parkinson etj prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrrimin e tyre.

Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

 

MBRON STOMAKUN

Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme.

Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit/agroweb.

 

Lakra e kuqe, perimja që po ua kërkon organizmi

Anglisht: Red cabbage.
Emri shkencor: Brassica oleracea Capitata

Lakra e kuqe njihet edhe me emrat: lakra blu, lakra vjollcë.

Rritet në Marok, në gjysmën Jugore të Azizë dhe në Evropën Jugore.

Ngjyra e kuqe që ka tregon se është e pasur me antiokside, vitamina dhe fibra
dietike.

DOBITË SHËNDETËSORE TË LAKRËS SË KUQE

– Forcon sistemin imun, dhe riparon qelizat e ADN-së.

– Anti-plakje, rrit aktivizimin e gjakut në lëkurë.

– Parandaluese e kancerit; parandalon radikalet e lira që formohen në trup.

– Forcon shikimin.

– E dobishme për dietikët dhe ata që duan të bien në peshë.

– Anti-toksike dhe e dobishme për sistemin tretës.

– Parandalon osteoporozën.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer.

– Ndihmon në kurimin e ulçerës së stomakut.

– Përmisuese e sistemit nervor dhe përmirëson punën e gjendrës endocrine.

– Parandalon luhatjet e zemrës.

– Mban nën kontroll presionin e gjakut.

– Qetëson dhimbjet e muskujve.

– Ul rrezikun e anemisë.

– Forcon dhëmbët dhe ndihmon rritjen.

– Nxit funksionimin e veshkave.

SI MUND TA GATUAJMË

– Mund ta përdorim si pije duke e shtrydhur në shtrydhëse frutash;

– ose si sallatë duke i shtuar vaj ulliri dhe uthull molle;

– gjithashtu mund të gatuajmë “lakër të mbushur me oriz”, kjo pjatë është ushqim i përsosur pasi përmban proteina dhe karbohidrate.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: