Advertisements
Telegrafikisht

Hipertensioni me kriza, terapia me panxhar kur vlerat e larta bëhen emergjente

Në përgjithësi, stina e ftohtë, e acaron problemin e hipertensionit. Jo vetëm te të sëmurët, por edhe te njerëzit që nuk kanë tension, ka një ndryshim vlerash në rritje nga vera, në dimër…/ Copyright në shqip: supershendeti.com

 

Hipertensioni është një sëmundje e përhapur gjerësisht që kap një pjesë të madhe të popullatës, sidomos me rritjen e moshës.

Përqindja e popullatës gjithnjë e më shumë po shtohet dhe mund të shkojë deri në 25-30 për qind.

Në përgjithësi moti, stina e ftohtë, e acaron problemin e tensionit.

Jo vetëm te të sëmurët, por edhe te njerëzit që nuk kanë tension ka një ndryshim nga vera në dimër.

Në rast se në verë mund ta ketë 10-12, në dimër i ftohti i ngushton enët e gjakut, si pasojë rritet tensioni.

Por çfarë të bëni në këto raste?

Gazeta “Super Shëndeti” ju sugjeron disa nga lëngjet që mund të përgatiten më shpejt, në rast se po kaloni kriza hipertensioni dhe vlerat nuk ju ulen “për qamet”…

 

1. LËNGU I RREPAVE DHE PANXHARIT

Rrepat janë një nga burimet me të mira të kaliumit, shoqëruar dhe me sasi të konsiderueshme të folatit.

Të dy këto nutrientë esencialë punojnë më së miri në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut.

Për më shumë, rrepat janë të pasura me nitrat, që konvertohet në nitrit pas tretjes, që më pas çon në relaksimin e indeve muskulore, dhe rrit qarkullimin e gjakut në trup.

Për ata që nuk e dinë, nitrati është një përbërës shumë i rëndësishëm, i cili, pas reaksionesh zinxhir në organizëm, zgjeron enët e gjakut, duke e mbajtur kështu në nivele të ulëta tensionin.

I marrë nga rrepa, ky nitrat vjen komplet në mënyrë natyrale.

Një studim shkencor i kohëve të fundit zbuloi që lëngu i rrepës është kaq efektiv, saqë redukton nivelet e presionit të gjakut brenda një ore konsumim.

Për më shumë sjell benefite në eliminimin e hipertensionit, po aq sa mjekimet e nitratit.

Rekomandohet 1-2 gota lëng rrepe në ditë, ose ta konsumoni si ushqim.

– Të njëjtin efekt trajtues ka edhe lëngu i panxharit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut gjatë 24 orëve në vijim.

Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt, për sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë ujë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve.

Edhe konsumimi i bukës me panxhar të bardhë ose të kuq ka të njëjtin efekt.

 

2. LËNGU I SHEGËS

Rezultate imazhesh për leng shege

Lengu i shegës është i mbushur me anti-oksidantë të shumtë dhe nutrientë esencialë, por ajo çka e bën një superushqim është aftësia për t’u sjellë si parandalues natyral i ACE-së.

Kjo e fundit është një enzimë që rrit nivelet e presionit të gjakut nga zhvillimi i angiotensin II.

Lëngu i shegës është provuar shkencërisht që përmban të njëjtin potencial që gjendet në disa mjekime që përshkruhen për të trajtuar problemet me zemrën dhe hipertensionin.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi efektet që kishte lëngu i shegës në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut.

U nxorr si përfundim qe individët që e konsumonin çdo ditë, reduktonin ACE-në me 36%, gjithashtu reduktonin nivelet sistolike të presionit të gjakut.

Ka shumë studime që në mënyrë direkte lidhin konsumimin ditor të lengut të shegës me një reduktim 30% të pllakës arteriale, si dhe rritjen e qarkullimit të gjakut drejt zemrës.

Ekspertët mjekesore mendojnë që për të arritur benefitet që ky lëng sjell, duhet të konsumoni të paktën 1 gotë lëng shege në ditë.

Gjithashtu mund të shijoni dhe 2 racione me nga 100 gr shegë, të shoqëruar me pak ujë mineral ose të gazuar.

 

3. LËNGU I BORONICËS SË KUQE

Rezultate imazhesh për leng boronica e kuqe

Boronicat e kuqe dhe lëngu i tyre kanë një përmbajtje të lartë antioksidantësh, me profil anti-inflamator.

Studimet besojnë që lëngu i boronicës se kuqe ndihmon në reduktimin dhe parandalimin e dëmtimit që ndodh në enet e gjakut, duke parandaluar një krizë të papritur të presioneve të gjakut.

Për më shumë, lëngu i boronicës së kuqe shkakton që enët e gjakut të zgjerohen, gjë që shkakton një qarkullim të shpejtë të gjakut si dhe redukton nivelet e presionit të gjakut.

Studime të tjera tregojnë që lëngu i boronicës së kuqe, ka një profil të mrekullueshëm të vitaminës C, e cila ndihmon në nivelet e shendetshme të presionit të gjakut.

Ekspertët mjekësorë nuk rekomandojnë një dozë specifike për të arritur rezultate të shkëlqyera, përveç faktit që duhet ta konsumoni çdo ditë.

Qëndroni larg paketimeve dhe lëngut të përpunuar. Ideale do të ishte të pinit lëng 100% bio pa sheqer.

60 ml lëng boronice të kuqe do t’ju japë një sërë antioksidantësh dhe nutrientësh me një “kosto peshe” jo më shumë se 130 kalori.

 

4. QUMËSHTI ME YNDYRË TË ULËT

Rezultate imazhesh për qumeshti

Studimet dalin në përfundimin se mungesa e kalciumit është një nga faktorët e rriskut më të zakonshëm që kontribuojnë në hipertension, dhe nëse kjo mungesë eliminohet, nivelet e presionit të gjakut do të reduktohen në mënyrë natyrale.

Një marrje e sasisë ditore të kalciumit është mënyra më e mirë për të reduktuar nivelet e presionit të gjakut, dhe duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e llojit të qumështit.

Ekspertët besojnë që qumështi me yndyrë të ulët ka një përqëndrim të lartë të kalciumit, sesa opsionet me yndyrë të plotë.

Dhe meqë përmban pak gjurmë yndyre, ndihmon në absorbimin e kalciumit dhe përshpejton tretjen.

Sigurohuni që të përfshini 3 gota me qumësht me yndyrë të ulët dhe produkte të tjera bulmeti në dietën tuaj të përditshme, pasi ndihmon në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut (sistolike).

 

5. ÇAJI HIBISCUS/ RUBINI KUQ

Rezultate imazhesh për HIBISCUS tea

Ky çaj nga bima Hibiscus, që në Shqipëri e njohim edhe si rubini i kuq, ka në përmbajtje përbërje fito-kimike bioaktive dhe mbrojtëse, të cilat ndihmojnë trupin në uljen e niveleve të presionit të gjakut.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se çaji i rubinit të kuq sjell mjaft benefite në mbajtjen e shëndetshme të niveleve të presionit të gjakut.

Sipas një studimi të vogël të publikuar në The Journal of Nutrition.

Për gjashtë javë, 65 të rritur të cilët kishin hipertension (por nuk ishin duke marrë ilaçe për tensionin e gjakut), pinë 2-3 tri gota me çaj të hibiskusit.

Rezultatet e studimit treguan direkt se vlerat e tensionit të gjakut u ishin ulur dhe më pas, ishin mbajtur gjithnjë në stabilitet, pa qenë nevoja të përdoreshin ilaçe, por vetëm çaj nga bima e rubinit të kuq.

 

6. Uji, rregulli i personalizuar me 8 gota

Imazh i ngjashëm

Rregulli është që të konsumoni rreth 8 gota ujë në ditë që të qëndroni të shëndetshëm dhe të hidratuar.

Padyshim që eshtë mënyra më e lirë, më e thjeshtë dhe më e shëndetshme, për të qendruar energjikë dhe plot jetë përgjatë ditës, duke mbajtur presionin e gjakut nën kontroll.

Studimet tregojnë që dehidratimi kronik mund të shkaktojë shqetësime të shumta, si ngushtimi i enëve të gjakut, që shkakton që trupi të ruajë ujë duke reduktuar humbjen e ujit që ndodh gjatë urinimit, djersitjen etj.

Kur enët e gjakut ngushtohen, zemra duhet të punojë me fort, që rrjedhimisht con në rritjen e niveleve të presionit të gjakut.

Në vend të rregullit të 8 gotave në ditë, krijoni një rregull më të personalizuar.

Ekspertët mendojnë se mënyra më e mirë është të pjesëtoni peshën e trupit tuaj me 2, dhe konvertojeni në ml për të parë sasinë e nevojshme të ujit për të cilën trupi juaj ka nevojë gjatë ditës.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: