Advertisements
Telegrafikisht

80 % provojnë dhimbjet e mesit, por këtu kemi 100 % shërim natyral

Ndalimi i dhimbjes që nis nga mënyra e duhur e ushqyerjes. Gjithçka duhet konsumuar për të ulur inflamacionin dhe top 5 kurat natyrale

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj.

Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.

Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente, siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore.

Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun (lexoni shkaqet në tabelën në fund të artikullit).

 

USHQIMET MË TË MIRA PËR DHIMBJEN E MESIT

Nëse dëshironi të ‘hiqni qafe’ dhimbjen e mesit dhe të parandaloni shfaqjen e saj në të ardhmen e afërt, atëherë ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme.

Ju sugjerojmë të konsumoni produktet e mëposhtme për të pakësuar, ose zhdukur dhimbjen e mesit.

USHQIMET ME SHUMË FIBËR

Konstipacioni mund ta përshkallëzojë dhimbjen e mesit, ndaj konsumoni shumë fruta, perime dhe drithëra që janë të pasura me fibër siç janë mjedra, dardha, molla, makaronat, drithërat e plotë, fasulet e zeza, elbi, argjinarja dhe brokoli.

UJI

Dehidratimi shton dhimbjen e mesit ndaj shmangeni atë duke pirë deri në tetë gota me ujë në ditë.

USHQIMET E PASURA ME KALIUM

Kaliumi arrin të zvogëlojë enjtjet, ndaj konsumoni perime, barishte, avokado, banane, lëng të arrës së kokosit dhe produkte të fermentuara bulmeti.

YNDYRNAT OMEGA-3

Peshqit e oqeanit dhe farat e linit janë të pasura me omega-3 që ulin inflamacionin dhe dhimbjet.

PROTEINAT

Zgjidhni mishin e pulës, gjelit të detit ose mishrat me pak yndyrë që i japin organizmit proteinat e duhura për shëndetin e muskujve dhe kockave.

 

USHQIMET QË DUHET TË SHMANGNI

Sheqeri – Sheqeri shkakton inflamacion dhe rrit dhimbjet.

Alkooli – Pijet alkoolike përkeqësojnë inflamacionin.

Kafeina – Dehidraton dhe rrit inflamacionin. Mos pini më shumë se një filxhan kafe në ditë ose hiqni dorë plotësisht prej saj.

Yndyrnat e ngopura – Këto yndyrna rrisin inflamacionin dhe dhimbjet.

Kaloritë e tepërta – Dhimbjet e shpinës përshkallëzohen nga mbipesha.

 

Pesë kurat natyrale për dhimbjen e mesit

1 – VAJI I PESHKUT (2,000 mg në ditë)

2 – SHAFRANI I INDISË (1, 000 mg në ditë), ose konsumojeni atë si çaj.

3 – MAGNEZI (400-500 mg në ditë) Ky mineral shpesh njihet si minerali i qetësisë, sepse qetëson muskujt dhe ul stresin. Ushqimet më t5ë pasura me magnez, janë:

FARAT E KUNGULLIT: Farat janë të mbushura me magnez. Çdo racion ofron 48% të dozës së rekomanduar ditore të këtij minerali.

SPINAQI: Barishtet dhe zarzavatet janë ndër ushqimet më të shëndetshme që duhen konsumuar. Spinaqi në veçanti ka sasi të mëdha të magnezit.

SHQEMET: Këto arrorë të rëndësishëm ofrojnë 29 përqind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Ato janë lehtësisht të ngrënshme çdo ditë, sepse kanë shumë vlera dhe janë të shijshme.

PAZIA: Është një barishte e pasur me ushqyes dhe vlera. Çdo racion ofron 38 përqind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

FASULET E ZEZA: Bishtajoret përmbajnë sasi të larta të magnezit por fasulet e zeza në veçanti janë më të mirat. Çdo racion i tyre ofron 30 përqind të dozës së rekomanduar ditore

4 – VAJI ESENCIAL I MENDRËS dhe vajra të tjerë me përmbajtje mentoli janë analgjezik dhe qetësojnë inflamacionin në kyçe dhe dhimbjen e mesit. Përzijini këto vajra me vaj të arrës së kokosit dhe fërkoni zonën e dhimbjes.

5- VAJI I QIPARISIT gjithashtu lufton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke ulur dhimbjen e mesit në të njëjtën kohë.

 

Shkaqet

Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:

• Mungesën e aktivitetit fizik

• Kontraktimet muskulare

• Qëndrimin jo të rregullt të trupit

• Artritin

• Këpucët jo të rehatshme

• Shtatzania

• Obeziteti

• Stresi emocional

• Fjetja në dyshek jo cilësor

• Konstipacioni

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: