Advertisements
Telegrafikisht

Rexhinaldo fundos Flamurtarin, Laçi merr vendin e tretë

Screenshot_2018-03-10-14-05-56-084_tv.digitalb.kudo_-696x392.png

Ka përfunduar ndeshja mes Laçit dhe Flamuratrit, që kishte një rëndësi të veçantë për të dy ekipet. Trajnerët Mezani dhe Duro kanë bërë ndryshime, që nisin nga portat, pasi mungojnë titullarët Selmani dhe Nurkoviç.

Laçi luan me Lulajn në qendër të mesfushës, kurse vlonjatët me Hysenin dhe Kamaranë titullarë, ndërsa portën e tyre e mbron Sali dhe jo Qirko.

 

MINUTË PAS MINUTE

LAÇI-FLAMURTARI      4-2

88′ – Laçi mbyll ndeshjen me golin e 4-t. Uzuni gjuan saktë në zonë, pas një pasimi nga e majta.

84′ – Del sulmuesi Rexhinaldo, futet Shtubina.

82′  – Musta shkurton diferencën e golave në 3-2 me kokë, pas një goditjeje këndi.

78′ – Alvesh rrëmben një top nga mbrojtja e Laçit, por gabon totalisht në gjuajtje. E pafalshme.

77′ – Qaqi ka rastin për golin e 4-t, por gabon përballë portierit Sali.

75′ – Xhixha futet në fushë për Laçin, del Nika.

75′ – Zhufo zë vendin e Kamara te vlonjatët.

72′ – Aksion i gjatë i Flamurtarit, që mbyllet me gjuajtjen e saktë të Siljanovskit dhe 3-1.

71′ – Laçi trefishon me të njëjtin autor, 3-0. Gol spektakolar i sulmeusit.

70′ – Flamurtari pretendon për 11-metërsh, pasi Kamara tërhiqet nga fanella, por Meta vazhdon lojën.

69′ – Alvesh gjuan fort brenda zonës, topi ndalet nga mbrojtësit e Laçit.

65′ – Alvesh nuk arrin të gjuajë saktë drejt portës së Vatës.

61′ – Pollozhani largon një top në qendër të zonës, para se të përfitojë Rexhinaldo.

58′ – Hoxhaj godet me kokë në shtyllën e dytë, pas një krosi nga e majta, topi prek shtyllën e majtë pingule dhe shkon jashtë.

57′ – Rast i artë për golin e tretë nga Laçi. Rexhinaldo del përballë Salit dhe nuk pason majtas, por gjuan dhe portieri vlonjat e bllokon.

55′ – Bushiç godet shumë lehtë në një pozicion diagonal brenda zonës.

52′ – Sidibe shkakton faull në një pozicion të rrezikshëm përballë zonës. gjuan Uzuni me të majtën, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

48′ – Lushkja futet bukur në zonë nga e majta dhe pason në qendër, por Veliu mbyll hapësirën.

Nis pjesa e dytë me një ndërrim te Flamurtari. Ardit Hoxhaj zë vendin e Hysenit në mesfushë.

45′ – Veliu ekzekuton një goditje dënimi në pozicion ballor me portën. Vata e devijon topin aq sa duhet dhe shpëton portën.

39′ – Flamurtari pa fat. Siljanovski kroson nga një goditje dënimi nga e majta, Alvesh gjuan me kokë dhe Vata grushton, më pas topi prek traun dhe kthehet në lojë. Meta më parë ka kursyer kartonin e verdhë për laçianët, duke tërbuar Alveshin.

37′ – Eskerda kroson nga një goditje dënimi nga e djathta, largon mbrojtja e Flamurtarit.

32′ – Kamara gjuan me kokë, pas krosimit të Mustës nga e majta, por jashtë kuadratit.

31′ – Uzuni tesnton sërish portën nga distanca, pret Sali.

24′  – GOOOL. Rexhinaldo dyfishon me një penallti shumë të diskutueshme. Sulmuesi gjuan saktë ndaj Salit.

23′ – Meta akordon penallti në favor të Laçit, pasi Rexhinaldo rrëzohet në zonë. Protestojnë sërish vlonjatët, veçanërisht Pollozhani për faullin e pretenduar nga Meta.

17′ – Uzuni befason me një gjuajtje nga jashtë zonës, por mbi tra.

13′ – GOOOOL. Laçi kalon në avantazh. Rexhinaldo mposht Salin, pas një topi që i vjen si dhuratë. Pollozhani tenton të largojë topin, që përplaset te një lojtar tjetër dhe shkon te Rexhinaldo, i cili nuk fal. 1-0. Vlonjatët protestojnë për pozicion jashtë loje.

11′ – Lojë e ashpër. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj Useinit, Meta vazhdon lojën.

5-8′  – Kurbinasit ushtrojnë presion në zonën e Flamurtarit, por pa rezultat.

4′ – Goditjke këndi për Laçin. Kros në zonë, kontrollon topin Sali, titullar sot.

1′ Fillon ndeshja me topin e parë nga qendra të skuadrës vendase.

 

Laçi – Flamurtari 4-2

Shënues: Rexhinaldo 13′, 24′ (11-metërsh), 71′, Uzuni 88′ / Siljanovski 72′, Musta 82′

Laçi: Vata, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Lulaj, Lushkja, Uzuni, Eskerda, Nika, Rexhinaldo. Trajner: G.Mezani.

Flamurtari: Sali, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Hyseni (Hoxhaj 46′), Useini, Alvesh, Kama, Bushiç. Trajner: Sh.Duro.

Gjyqtar: K.Meta

Kartonë të verdhë: Sefgjini 62′ / Pollozhani 23′, Sidibe 51′, Bushiç 82′, Musta 92′

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: