
Laçi pëson humbjen më të thellë në kampionat dhe kjo ishte në një farë mënyre “hakmarrja” e korçarëve për humbjen e parë që pësuan në këtë kampionat pikërisht nga kurbinasit.
Minutë pas minute
Mbyllet ndeshja 4-0.
2 minuta shtesë
84′ – GOOOOL. Krasniqi shënon edhe golin e 4-t për Skënderbeun. Sulmuesi i ri merr një pasim në qendër të zonës dhe godet fort me të djathtën. 4-0.
79′ – Kthehet në fushë për Skënderbeun Sabjen Lilaj pas disa javësh. Mesfushori korçar zë vendin e Gjergji Muzakës.
78′ – Goditje këndi për Skënderbeun. Topi shkon te Xhejms, i cili gjuan, por Selmani reagon bukur, duke larguar rrezikun.
76′ – Del edhe Ali Soue, i cili i lë vendin Krasniqit.
74′ – Qaqi ka shansin të shënojë golin e nderit, por gjuajtja e tij me kokë, pas harkimit nga këndi, shkon jashtë.
71′ – Ndërrimi i parë te Skënderbeu. Del Gavazaj dhe futet Suad Sahiti.
70′ – Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, Gavazaj futet në zonë dhe rrëzohet, pretendon për penallti, por gjyqtari Xhaja vazhdon lojën.
69′ – Soue ka rastin të shënojë golin e tretë personal, por gabon gjithçka me të majtën.
63′ – Del Gjoni te Laçi, futet në fushë Jonuzi.
56′ – GOOOL. Ali Soue shënon edhe golin e tretë. Sulmuesi gjuan saktë, pas një topi të ardhur në zonë nga e djathta.
53′ – Muzaka tenton kombinimin me Soue, por pasimi i sulmuesit është më i fortë se duhet.
47-50′ – Laçi ushtron presion dhe kërcënon me Xhixhën, por pa mundur të shënojë.
46′ – Nis pjesa e dytë me dy ndërrime te Laçi. Zogaj zë vendin e Uzunit, kurse Xhixha të Shtubinës.
45′ – Soue, brenda zonës, gjuan me të djathtën rrafsh me tokën, pret Selmani pa problem.
41′ – Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj Rexhinaldos.
36′ – GOOOOL. Soue dyfishon me një gjuajtje të saktë në zonë. Gol shumë i thjeshtë për sulmuesin e Skënderbeut, pas asistit të Muzakës.
27′ – Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, por Muzaka vonon në pasim dhe humbet një rast të mirë.
26′ – Myrto Uzuni gjuan shumë bukur në zonë, Shehi reagon ne shpejtësi dhe shmang golin e barazimit.
23′ – Shënon Laçi, por më parë gjyqtari Xhaja ka akorduar një faull në dëm të portierit Shehi nga Qaqi. Goli nuk vlen.
21′ – Gjuan braziliani Eskerda nga distanca, por jashtë kuadratit.
19′ – Soue lirohet bukur nga e djathta dhe fut një top shumë të rrezikshëm në zonë, ndërhyn Selmani me një grushtim të bukur.
17′ – Pas një kobinimi me Muzakën, Vangjeli kroson në zonë nga e djathta, por shumë lart për Soue.
11′ – Eskerda kroson në zonë nga një goditje dënimi, por askush nuk arrin ta devijojë topin.
4′ – GOOOOL. Aliti shënon golin e avantazhit me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi nga e majta. 1-0.
3′ – Muzaka shmang Lulajn në të djathtë, por gabon në krosimin drejt zonës.
1′ – Nis ndeshja. Skënderbeu shkelmon topin e parë.
Skënderbeu-Laçi 4-0
Shënues: Aliti 4′, Soue 36′, 56′, Krasniqi 84′
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Dita, Nimaga, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: I.Daja.
Laçi: Selmani, Qaqi, Fangaj, Lulaj, Sefgjini, Bardhi, Gjoni (Jonuzi 63′), Eskerda, Uzuni (Zogaj 46′), Shtubina (Xhixha 46′), Rexhinaldo. Trajner: G.Mezani.
Gjyqtarë: J.Xhaja, D.Rexha
Kartonë të verdhë: Vangjeli 41′