Advertisements
Telegrafikisht

Kanga e Vojsavës mbi djep të Gjergj Kastriotit

33-c1200x600
Nga At Bernardin Palaj
           
K’ndo bylbyl – tha – gêm në gêm

Lumja un për djalin têm !

Për Shën Gjergj – ty, more Gjergj,
Sot mâ s’parit t’uron nana:

T’i m’u bâsh trim porsi zana,

Me u përmend’ ndër fise t’ana,

Me t’drasht’ Turku n’at Stambollë,

N’Rom’ me u pyet’për mende-hollë

Me ket flamur, qi ké n’dorë

Shterngou, bír, ti kjosh me orë;

Me ket flamur, qi ke n’parzëm,

Dis për tê, si me shkue n’darsëm!

Rueu gjithmonë t’hujit,

Porsi zjarmit, porsi ujit!…

Prandej t’lutem, more bir,

Pásh kta sy e pásh ket dritë,

Pash ket nanë qi ty po t’rritë,

N’kjoft’ se vjen ndoj her’ kjo ditë,

Merre popullin me t’mirë,

Pse e ka lodh’ mjaft Turku i vshtirë!

Nâma e ktij mos i raft’kuj,

Pse e bân tokën me qit uj!

Se kta janë nji komb mundqar;

Gati t’thuejsh të gjith bujqarë;

Sa fisnik’, trima e bujarë ;

Burra t’fort, i mbram e i parë!

T’vorfën n’shpi, por zemërplot;

T’gjith besnik’, por n’vend t’pazot;

Ngran’, pa ngran’- qashtû si janë,

Me ‘i kushtrim i mbledh të tânë.

Fjal’n e keqe me jau thânë,

Djalin t’falin – ktê s’t’a falin.

Me fjal’ t’mira   – n’ditt mâ t’vshtira,

Gjithsi t’duesh i bân për vedi;

Me fjal’ t’ kqija, s’i shtron mbreti,

T’tan’ m’nji vorr sot ki’n me hî,

Mos me i shkel’ mâ kjo Turkí,

T’ ishte kush qi me u prî…

…   …   …   …  …   …

Kaluen dit e kaluen vjet,

Hupi Gergji larg n’gerbet.

Mbas shum vjetsh,

Për nji Sh’ Gjergj,

N’katër vllazën u kthye njani,

Mâ luani:

U kthye burri prap n’shpí t’vet.

Mbar’ Shqipín për vedi e bâni;

Shtyni Turkun e u bâ mbret.

“Skenderbeu!”

Brohoriti mbarë atdheu.

 

P. B. Palaj, Ndërmjet Shën Gjergjash, fragment, marrë nga  “Bota shqiptare”, Tiranë, 1943, fq.  204-205.207

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: