Advertisements
Telegrafikisht

Me paga minimale, por shqiptarët shpenzojnë aq shumë për veshjen

street-style-FW-springsummer-3-COF2014-

Edhe pse renditemi ndër shtetet me të ardhura të ulëta për frymë, si dhe me pagën minimale më të ulët në Europë, shpenzojmë po aq sa mesatarja europiane e shteteve të BE-së për veshje dhe këpucë.

Sipas të dhënave të anketës buxhetore, shpenzimet për veshje dhe këpucë zënë 4.8 për qind të totalit të shpenzimeve, vetëm 0.1 pikë përqindje më pak se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.  Një vit më parë, shpenzimet për veshje dhe këpucë ishte sa 4.9% të totalit të shpenzimeve.

Të dhënat janë sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2016 të INSTAT dhe anketës së familjeve të BE-së, të publikuara nga Eurostat për vitin 2016, të matura të dyja sipas nomenklaturës  COICOP. (Classification of Individual Consumption According to Purpose – Klasifikimit të Konsumit Individual sipas Qëllimit).

Por, po sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit për sa i përket pagës minimale në Europë, me vetëm 180 euro në muaj, duke lënë pas edhe vendet e rajonit si Serbia.

Megjithatë, sipas anketës së buxhetit të familjeve në 2016-n, shqiptarët ulën shpenzimet si për ushqim dhe pije jo alkoolike, dhe për veshje e këpucë, me 0.1 pikë përqindje, por dyfishuan ato për arsim.

Shpenzojmë më shumë se…

Duke krahasuar të dhënat midis vendeve të Bashkimit Europian, shqiptarët shpenzojnë më shumë se 14 shtete anëtare të BE-së.  Në 2016-n gjermanët shpenzonte për veshje dhe këpucë, 4.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ndërsa belgët shpenzonin 4.3 për qind të totalit për këtë grup mallrash.

Shqiptarët shpenzojnë më shumë edhe se disa nga vendet e Ballkanit. Në Greqi vetëm 3.8 për qind e shpenzimeve shkojnë për rroba dhe këpucë.  E renditur e parafundit, shpenzimet për veshje dhe këpucë zinin vetëm 3.3 për qind të totalit të shpenzimeve në Serbi. Gjithashtu edhe Bullgaria renditet ndër vendet ku shpenzimet për veshje dhe këpucë janë shumë më të ulëta se vendet e tjera të Bashkimit Europian. Shpenzimet për veshje dhe këpucë taja zunë 3.2 për qind të shpenzimeve totale.

Vendet që shpenzojnë më shumë

Padyshim italianët si “qejflinj” pas veshjeve, njëkohësisht edhe ndër eksportuesit më të mëdhenj të tyre në të gjithë Europën,  renditën ndër vendet e para për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë. Sipas të dhënave të Eurostat rreth 6.3 për qind e shpenzimeve totale shkuan për veshjet dhe këpucët.

Mbi mesataren Europiane shpenzojnë edhe estonezët dhe portugezët. Shpenzimet për veshje dhe këpucë zinin përkatësisht 6.8 dhe 6.5 për qind të totalit të shpenzimeve. (Burimi: Monitor)

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: