Advertisements
Telegrafikisht

Uzuni mposht Vllazninë. Laçi fiton minimalisht, kontestime në kampin kundërshtar.

fangaj

Ekipi i Laçit ka luajtur ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 të Superiores. Skuadra e Mezanit nuk ka gabuar në shtëpi, ndaj një kundërshtari që ishte totalisht i motivuar, pasi luftonte për mbijetesën.

Nga ana e Vllaznisë nuk kishte ndryshime, teksa të përhershmit janë vendosur në formacionin titullar. Gjoka i ka besuar edhe njëherë majën e sulmit Sukajt. Por tek ekipi i Laçit binin në sy mungesat e Kallakut dhe Eskuerdës nga 11-shja e përhershme.

Në 45 minutat e para ka vendosur goli i Uzunit, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Mezanit. Vllaznia ka protestuar në momentin e golit, pasi ka pretenduar një faull ndaj Mersinit në atë aksion. Megjithatë për arbitrat çdo gjë ka qenë e rregullt dhe Laçi ka shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ka folur vetëm për Vllazninë, që ka qenë shumë herë pranë barazimit, por pa arritur të shënojë golin e barazimit. Kalaja ka qenë më afër golit, por në fund Vllaznia del e humbur nga një fushë ku dha shumë dhe nuk morri asgjë. Në fund, vendos goli i diskutuar aq shumë nga ana e shkodranëve.

90’+3′ Përfundon takimi. Laçi-Vllaznia 1-0.

90′ Ka përfunduar koha e rregullt. Vendosen 3 minuta shtesë.

89′ Vjen zëvendësimi i fundit te Vllaznia. Futet Tafili në vendin e Vucaj.

88′ Ka karton të verdhë për protesta nga ana e Sukaj.

85′ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Sefgjini.

81′ Rast flagrant i humbur nga Kalaja. I gjendur i vetëm në afërsi të zonës, futbollisti i Vllaznisë ka gabuar me goditjen e tij.

76′ Karton i verdhë për Orelesin, pas ndërhyrjes kundër Lushkjes.

72′ Zëvendësim te Vllaznia. Ribaj hyn në vendin e Gilman Likës.

71′ Karton i verdhë për Nikën. Zgjat dorën në goditjen e dënimit të ekzekutuar nga Lika.

66′ Nuk kanë së përfunduar aksionet e Vllaznisë, por këtë herë Bruno Lulaj largon një top të rrezikshëm nga zona, që do të nxirrte përballë Selmanit, dy futbollistë të Vllaznisë.

60′ Uzuni është pranë golit të dytë me një gjuajtje nga distanca, por Sherri eviton golin e dytë.

58′ Një mundesi e pastër për Vllazninë. Krymi i gjetur i vetëm përballë mbrojtësit të fundit, gabon në pasimin e fundit.

50′ Tjetër moment i vështirë për Laçin. Një krosim nga e djathta për Vllazninë, krijon një aksion të rrezikshëm, por Berisha nuk përfiton për të goditur drejt portës.

48′ Rast i pastër për Vllazninë. Krymi godet në afërsi të zonës, por gjuajtja e tij është e gabuar.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+1′ Përfundon e para. Laçi-Vllaznia 1-0.

45′ Përfundojnë 45 minutat e para. Ka një minutë shtesë.

44′ Vjen goli i parë i takimit. Uzuni shënon golin e 4 sezonal, pas krosimit perfekt nga ana e Nikaj. Por në rastin e golit ka polemika, pasi shkodranët pretendojnë një faull ndaj Mersinit në momentin e golit. Laçi-Vllaznia 1-0.

39′ Moment pasigurie për Selmanin, teksa grushton topin në mënyrë të gabuar pas duelit me Cinarin, por miqtë nuk kanë përfituar nga kjo situatë.

32′ Kundërpërgjigjet menjëherë Vllaznia. Krosimi i Likës nga e djathta dhe goditja e Sukajt, kanë krijuar imazhin e një golit. Por gjuajtja e shkodranit nuk përfundon në rrjetë.29′ Rast i rrezikshëm për Laçin. Një mungesë komunikimi mes Malotës dhe Sherrit, mund të sillte golin e parë të takimit.

21′ Lushkja ndërhyn në mënyrë të rrezikshme, duke gjakosur futbollistin kundërshtar. Ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Vazhdojnë kundërsulmet e shpejta të Vllaznisë. Goditja e rrezikshme e Likës ndalet nga futbollistët vendas.

10′ Vjen sinjali i parë edhe nga vendasit. Uzuni godet nga distanca, por Sherri ndal gjithçka.

4′ Rasti i parë nga miqtë, teksa pas një krose nga e djathta, Jonuzi ka larguar topin në goditje nga këndi.

1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin miqtë.

Minutë pas minute

Laçi-Vllaznia 1-0 (Uzuni 44′)

KV: Lushkja 21’/ Nika 72′, Orelesi 77′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Lulaj, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi (Shtubina 46′), Lushkja, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.
Trajner: Gentjan Mezani

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Kalaja 74′), Orelesi, Lika (Ribaj 72′), Vucaj (Tafili 89′), Çinari, Sukaj.
Trajner: Ernest Gjoka

/Vip sport

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: