Advertisements
Telegrafikisht

PROTESTA E EINSTEINIT PËR VRASJEN E ALBANOLOGUT SUFFLAY, NË FAQEN E PARË TË THE NEW YORK TIMES-IT

Më 19 shkurt 1931, agjentët serbë vranë studiuesin dhe albanologun e madh kroat me origjinë hebreje, Milan Shuflaj (Milan Šufflay). Ata ia thyen kokën me vare, bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin Kodeksi Albanikus, Vëllimi i Tretë, një vepër madhore për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk është gjetur më. Sipas të gjitha gjasave, vepra është shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së tij.

Për të është shkruar shumë, po një ngjarje interesante ka qenë protesta publike për vrasjen e tij nga Albert Einstein dhe Heinrich Mann (shkrimtar dhe vëllai i të famshmit tjetër Thomas Mann), të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së njohur “The New York Times”.

Madje po ta shihni nga fotografia shoqëruese, kolona e tij është e para në numrin e ditës, të 5 majit 1931.

Letra e protestës që akuzonte drejtpërdrejt për terrorizëm mbretin jugosllav dhe klikën e Beogradit i drejtohej Ligës së të Drejtave të Njeriut, me qendër në Paris. Për Einsteinin dhe bashkënënshkruesin e letrës, vrasja makabre e albanologut shqiptar ishte një shembull më shumë e terrorizimit të inteligjencës kroate nga regjimi terrorist serbocentrik i Beogradit.

/Ruben Avxhiu/illyriapress/

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: