Advertisements
Telegrafikisht

3 mijë familje të varfëra lihen jashtë skemës së ndihmës ekonomike në qarkun e Lezhës

ndihma-ekonimike

Plot 3 mijë familje të varfëra janë lënë jashtë skemës së ndihmës ekonomike në qarkun e Lezhës që përfshin edhe Kurbinin e Mirditën. Për të analizuar situatën Prefekti mblodhi përfaqësues të Shërbimit Social dhe të bashkive respektive. Aty ka folur e revoltuar, përgjegjësja e Shërbimit Social në Mirditë, Marte Kola.

“Të gjitha gratë e veja, vajzat nëna, gratë e divorcuara, familjet ekstremisht të varfëra nuk kanë marrë pikët, po këta ku i humbën pikët. Po gratë e veja pse i humbën pikët se kanë humbur burrat, gratë veja pse i humbën pikët apo sepse rrisin të vetme fëmijë të vetmura, vajzat nëna pse i kanë humbur pikët se rrisin fëmijët vetëm dhe janë pjesë e abuzimit, ndaj këtyre duhet ti marrin se i meritojnë”, u shpreh ajo.

Prefekti Gjergj Prendi i ka kërkuar kreut të Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë Keler Sufja që asnjë të mos sorrollatje për familjet që kërkojnë trajtimin me ndihmë ekonomike. “Atij që i takon ndihma nuk duhet të sorrollatet, nuk duhet ti thuhet të shohim por ti konfirmohet dhe ti sqarohet përse i takon apo përse nuk i takon”, tha ai.

E gjithë çështja është se Ministria e Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale ka ulur ndjeshem fondin, përkatësisht 7.1 milion në dhjetor 2017 në 4.4 milion në janar të 2018, ndaj situata ka degradruar në nxjerrjen nga skema e ndihmës ekonomike të shumë familjeve që vertet kanë nevojë për ndihmë nga shteti.

/Gjergj Figuri-Lezhe

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: