Te Kisha e Shën Ndout në Laç strehohen shumë shpresa, lutje e mrekulli që pritet të ndodhin. Besimtarë nga e gjithë Shqipëria vizitojnë vendin shenjtë dhe shumat e parave që lenë aty nuk janë të pakëta. Në mesin e këtyre vizitorëve ka edhe nerëz që kanë për qëllim të vjedhin nga këto para.

Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar për vjedhje të përsëritur të Kishës së “Shën Ndout” si edhe për dy vjedhje të tjera në Kryeqytet.

I arrestuari është kapur në flagrancë, në rrugën “Qemal Stafa”, me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, përkatësisht: dy trapanë, një gur fresibël dhe një kompjuter.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

– Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shën – Ndout, në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.

-Më datë 15.02.2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugën “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe një kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.