Nga Sterjo Spasse

-Ç’është jeta për ju?
-Flluskë sapuni!
-Po vdekja?
-Shpërblim i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
Ç’është më e pakuptuar në botë?
-Vdekja!
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon marrëzisht saqë nuk kujton as vdekjen!
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!
-Po puna më e mençme?
-Të gëzosh të tanishmen!
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është e më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-Po më e rëndë?
-Fjala?
-Çfarë ju duket e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!