Advertisements
Telegrafikisht

Mbyllja e “Hyllit të Dritës” nga komunistët dhe konfiskimi i unazës së rrallë antike të Gjeçovit

Kuvendi Françeskan në Shkodër ka qenë i njohur për kontributin e tij në kulturën dhe mendimin shqip. “Hylli i Dritës”, revista që dilte prej kësaj hapësire ishte një tribunë e rëndësishme mendimi.

Në kujtimet e tij, At Zef Pllumi tregon momentet se si u mbyll kjo revistë, shtypshkronja françeskane, shoqëritë fetare e kulturore nga komunistët. Ai na tregon se si komunistët morën edhe unazën antike të At Shtjefën Gjeçovit.

Në fillim të vitit 1945, Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u gjet i rrethuar prej partizanëve. Gjatë kontrollit në Kuvendit Françeskan të Gjuhadolit u përmbys gjithçka, sidomos Biblioteka At Gjergj Fishtës dhe Muzeu i famshëm i At Shtjefën Gjeçovit.

Për këto çaste dramatike, At Zef Pllumi thotë: “Në fillim të dhetorit 1944 ia behi në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit nji grup i randësishem prej 7- 8 vetash, i shoqnuem prej Kolë Jakovës; thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut. Prunë me vedi shumë urdhnesa, si mbylljen e revistës kulturore HYLLI I DRITES, si edhe të gjitha revistave tjera fetare Zani i Shna Ndout, Zgjimi i djelnmisë, Bijat e Zojës etj.

Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjës si edhe të gjitha shoqatave fetare. “Vizituen” edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit. Kola kërkoi unazën e Gjeçovit. Kështu thirrej nji unazë antike, me gjasë e shek. I, arit, punim i dyfishtë me mjeshtri të madhe, që kishte nji gur të naltë joproporcional me unazën.

Thohej se nji përfaqësues i British Muzeum-it kishte ofrue për tê shumën 14000 sterlina ar. Ndërkaq Kola e muer dhe lëshoi nji letër-vërtetim. Nji mëngjes u gjet i rrethuem prej partizanëve edhe Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit. Ishte kontrolli i parë. Na mblodhën të gjithëve ndër dhomat e pritjes dhe, ndërsa bahej kontrolli vetjak, partizanët e tjerë vërshuen me turr nëpër korridoret e dhomat e Kuvendit. Mbas 4-5 orësh, kur kontrolli mbaroi dhe na lanë të lirë me u kthye, pamë se gjithshka ishte përmbysë. Ishin marrë të gjitha makinat e shkrimit, çiklostilat, radiot, dylbitë, aparatet fotografike.

Në Muzeun e Át Shtjefën Gjeçovit kishin marrë të gjitha armët antike të punueme me argjend, si edhe armën të cilën ai e kishte gdhendë e zbukurue me dorën e vet. Natyrisht që nuk i gjetëm mâ as shumë orendi të bukura e të vogla… Këto lloj “kontrollesh” u banë sistem veprimi për të gjithë qytetin e Shkodrës dhe të gjitha pasoheshin me arrestime të shumta. Kuvendit tonë iu përsëritën shpeshherë…”!

 

/telegrafi.com

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: