Kupa e Shqipërisë. Laçi fiton edhe në Gjirokastër dhe shkon në gjysmëfinale
Laçi kalon me shumë lehtësi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. E kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë dhe te Luftëtari zgjodhën të aktivizonin shumë lojtarë të rinj, duke mos pasur besim te përmbysja. Edhe ndryshimet në pjesën e dytë, kur u futën në fushë Abazaj, Bregu dhe Rroca, nuk sollën rezultat.
Rexhinaldo ka shënuar 5 minuta pas nisjes së pjesës së dytë dhe Laçi e ka fituar ndeshjen, ku 30 minutat e fundit luajti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Kallakut.
Minutë pas minute
Mbyllet ndeshja pas 3 minutave shtesë, 0-1.
87′ – Selmani shpëton portën, pas gjuajtjes së Aurelios nga goditja e dënimit shumë afër zonës. Portieri i Laçit devijon në korne.
83′ – Bregu provon sërish nga një goditje dënimi, por këtë herë gabon krejtësisht.
80′ – Në fushë për Laçin edhe sulmuesi Xhixha, i cili zë vendin e Uzunit. Loja zhvillohet në mesfushë me shumë gabime.
72′ – Goditje dënimi për Luftëtarin në pozicion ballor. Bregu gjuan fort me të djathtën, topi kalon pak cm mbi traun e portës së Selmanit.
60′ – Laçi mbetet me 10 vetë. Kallaku ndëshkohet me karton të kuq, pasi reagon ndaj Aurelios, i cili më parë e ka goditur me bërryl. Gjyqtari Shahini e ka ndëshkuar vetëm me karton të verdhë brazilianin, ndërkohë që goditja e tij ishte më e fortë se ajo e lojtarit të Laçit.
58′ – Liçaj avancon nga e djathta dhe pason për Bregun, i cili nuk arrin të gjuajë dhe pretendon edhe për një mbajtje nga Fangaj, por gjyqtari vazhdon lojën.
50′ – GOOOOOL. Laçi kalon në avantazh. Krosim nga e djathta e sulmit në qendër të zonës dhe Rexhinaldo gjuan saktë me kokë, 0-1.
46′ – Edhe Mezani bë ndërrime. Fut Zogajn dhe Lushkjan në vend të Shtubinës dhe Bardhit.
46′ – Tre ndërrime te Luftëtari. Në fushë futen “peshat e rënda”, Abazaj Bregu dhe Rroca. Dalin nga fusha Minga, Rapo dhe Lamçja.
44′ – Aksion i shpejtë i Luftëtarit, që mbyllet me gjuajtjen e Aleksit, topi devijohet në goditje këndi.
40′ – Liçaj ka një mundësi të mirë në të djathtë, por vonon për të krosuar dhe më pas largon topin mbrojtja e Laçit.
26′ – Laçi pranë golit me Kallakun dhe më pas Rexhinaldon, por nuk arrin të finalizojë asnjëri.
23′ – Portieri Selmani del nga zona dhe largon rrezikun, edhe pse me vështirësi.
19′ – Athanasopulos shpëton Luftëtarin nga goli, pas gjuajtjes së Lulajt në zonë, në zhvillimet e një goditjeje këndi.
16′ – Janku rrëshqet dhe Rexhinaldo gjuan me njëherë në pozicion ballor, por jashtë kuadratit.
15′ – Rapo gjuan me të majtën ga jashtë zonës, topi shkon në duart e Selmanit.
6′ – Athanasopulos largon një top në zonë të ardhur nga krosimi i Uzunit nga këndi. Tjetër goditje këndi dhe Rexhinaldo gjuan me kokë, por jashtë.
LUFTËTARI–LAÇI 0-1
Shënues: Rexhinaldo 50′
Luftëtari: Athanasopulos, Toledo, Janku, Beqiri, Demo, Aleksi, Aurelio, Liçaj, Minga (Rroca 46′), Rapo (Bregu 46′), Lamçja (Abazaj 46′). Trajner: H.Lika.
Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi (Lushkja 46′), Kallaku, Uzuni, Shtubina (Zogaj 46′), Rexhinaldo. Trajner: G.Mezani.
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Eraldo Lisaku
Kartonë të verdhë: Liçaj 30′, Toledo 34′, Aurelio 60′, Aleksi 85′
Karton i kuq: Kallaku 60′
Lini një Përgjigje