Advertisements
Telegrafikisht

Kalatë të cilat legjendat i lidhin me Skënderbeun dhe me bashkëluftëtarët e tij…

22118926_1800567386637673_639132529_n

Nga: Brizida Gjikondi

Në mjaft krahina të Shqipërisë, ka vënde që mbajnë emrin e Skënderbeut, këto mund të jenë male, kodra, shpella, kala, por edhe qytete me emrin e tij. Edhe sot janë të dallueshme rrënojat e atij që quhet qyteti i Skënderbeut në rrënojat e një kështjelle në kufirin verior të Matit me Dibrën, sit i cili u zbulua falë të dhënave të Marin Barletit –jetëshkruesit të Skënderbeut.

Këto rrënoja quheshin edhe rrënojat e qytetit të Stelushit, seli e lashtë e Kastriotëve. Një tjetër toponim mund të jetë “sofra e Skënderbeut” ose “maja e Golemit” në Gurin e Pishkashit, pranë Prrenjasit, ku pozita e kësaj maje shkëmbore në këtë krahinë na çon të kërkojmë kështjellën e perdorur nga Moisi Golemi dhe Skënderbeu.

Ka shumë Kala të tjera të cilat legjendat i lidhin me Skënderbeun dhe me bashkëluftëtarët e tij. Në Rrajcë të Librazhdit, janë rrënojat e një kalaje që historia e lidh me Skënderbeun, aty flitet se Skënderbeu u rrethua nga armiqtë, dhe kur Skënderbeu pa se rruga e daljes ishte e mbyllur nga turqit, mendoi të hapte një shteg tjetër, dhe përgjatë natës dha urdhër që gratë e vëndit të këndonin dhe hidhnin valle për të tërhequr vëmndjen e pushtuesit, ndërkohë që ushtarët hapnin një rrugë në shkëmb, Skënderbeu doli nga rrethimi. Fusha e Domosdovës, viset rreth saj shpesh herë ka qënë shesh betejashtë përgjakshme. Po ashtu edhe malsia e Tiranës, ka qënë pjesë e betejave të tij.

Edhe kalaja tjetër e quajtur e Skënderbeut në malin e Shëngjinit ka qënë përgjatë rrugës të cilën ushtria shqiptare dhe Skënderbeu e bënë pas clirimit të Petrelës për të vajtur në Gurë të Bardhë. Gjithashtu në afër Bulqizës, në Vajkal, ndodhet një tjetër Kala e Skënderbeut, ose Kulla e Skënderbeut, ku përsëri legjenda tregon për një rrethim, legjendë që përkon me historinë. Në Vajkal në vitin 1465 Skënderbeu korri një fitore të madhe kundër ushtrisë osmane.

Duke shkruar për luftën shqiptaro-turke, kronisti Kritobul theksonte se “kishte kështjella të forta përbrënda vëndit, në bregdet në vënde të thepisura që mezi kaloheshin dhe shumë të fortifikuara”.

Posa u bë zot i Krujës, Skënderbeu vendosi të çlirojë edhe qytete të tjera të asaj kohse, si Petrelën, Gurin e Bardhë, Stelushin, e Stefigradin. Ai u kujdes vazhdimisht për forcimin dhe meremetimin e mureve të tye, dhe vuri në gjëndje mbrojtje të gjitha kalatë strategjike, duke studiuar të gjitha shtigjet, mallet dhe vëndet që lidheshin me mbrojtjen e tyre.

Përgjatë luftës së tij 25 vjeçare, Skënderbeu jo vetëm që i forcoi dhe mbrojti kalatë që ngriheshin brënda tokës së Lidhjes Shqiptare, por edhe ndërtoi të reja, një nga këto ishte Kështjella e Modricës, e cila u ndërtua siç tregonte edhe Barleti shumë shpejt, brënda 6 muajsh.

Skënderbeu filloi ndërtimin e një kështjelle tjetër, në Kepin e Rodonit, në veri të Durrësit, e cila sipas Barletit u quajt Currile, kjo kështjellë do i shërbente Skënderbeut të kishte port dhe marrëdhënie direkte me detin, duke shmangur portin e Durrësit që aso kohe ishte në duart e Venedikut.

Skënderbeu u dha një vëmëndje dhe rëndësi të madhe edhe kalave shqiptare edhe në marrëdhëniet me Venedikun. Venedikasit mbanin në atë kohë disa qytete të Shqipërisë bregdetare …

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: